By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite ndërhyn në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite ndërhyn në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës
Rajon / Botë

Ushtria izraelite ndërhyn në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/15 at 8:58 AM
Kosova Times Published November 15, 2023
Share
SHARE

Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës herët të mërkurën, duke kryer atë që e quajti një “operacion të përpiktë kundër Hamasit në një zonë të caktuar” të objektit, i cili ka qenë skenë e një përplasjeje me grupin militant. Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Autoritetet izraelite pretendojnë se militantët kanë kanë përdorur objektin për kryerjen e operacioneve të tyre të fshehta ushtarake. Por, duke marrë parasysh praninë e qindra pacientëve dhe anëtarë të personelit mjekësor brenda, autoritetet izraelite janë përmbajtur nga hyrja në spital.

Në javët e fundit, forcat izraelite kanë “paralajmëruar publikisht herë pas here se përdorimi i vazhdueshëm për arsye ushtarake i Spitalit Shifa nga Hamasi rrezikon statusin e tij të mbrojtur, sipas ligjit ndërkombëtar”. “Dje, ushtria izraelite u ka përcjellë autoriteteve përkatëse në Rripin e Gazës edhe një herë se të gjitha aktivitetet ushtarake brenda spitalit duhet të ndërpriten brenda 12 orëve. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite. Hamasi ka mohuar akuzat e Izraelit se po përdor spitalin për të fshehur luftëtarët e tij.

Zyrtarët ushtarakë nuk dhanë detaje të tjera, por thanë se po merrnin hapa për të shmangur dëmtimin e civilëve. Operacioni filloi pasi ushtria mori kontrollin e një zone më të gjerë të Gazës veriore të martën, duke përfshirë ndërtesën e parlamentit të territorit dhe atë të stacionit të policisë, që kanë një vlerë të lartë simbolike në përpjekjen e vendit për të shtypur grupin militant të Hamasit. Ndërkohë, zyrtarët izraelitë të mbrojtjes thanë se kanë rënë dakord të lejojnë dërgesat me karburantit në Rripin e Gazës për operacione humanitare. Kjo është hera e parë që Izraeli ka lejuar dërgimin e karburantit në territorin e rrethuar që nga sulmi i përgjakshëm nga Hamasi më 7 tetor në Izrael.

Brenda disa prej ndërtesave të pushtuara, ushtarët mbanin flamurin izraelit dhe flamujt ushtarakë për të festuar fitoren. Në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin kombëtar, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Hamasi kishte “humbur kontrollin” mbi Gazën veriore dhe se Izraeli kishte arritur përparime të rëndësishme në qytetin e Gazës. Por i pyetur për kornizën kohore të luftës, zoti Gallant tha: “Bëhet fjalë për muaj të gjatë, jo për një apo dy ditë”. Një komandant izraelit në Rripin e Gazës, i identifikuar vetëm si nënkoloneli Gilad, tha në një video se forcat e tij pranë spitalit Shifa kishin marrë në kontroll ndërtesa qeveritare, shkolla dhe ndërtesa banimi, ku gjetën armë dhe eliminuan luftëtarë të Hamasit.

 

Për ditë të tëra, ushtria izraelite ka mbajtur të rrethuar Spitalin Shifa, ku thotë se Hamasi fshihet brenda dhe në tunele nëntokësore, duke i përdorur civilët si mburoja për bazën e tij kryesore komanduese. Personeli i spitalit dhe Hamasi mohojnë pretendimin e ushtrisë izraelite. Qindra pacientë, anëtarë personeli dhe njerëz të zhvendosur ishin të bllokuar brenda spitalit, me pak furnizime dhe pa energji elektrike për inkubatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore. Pas shumë ditësh pa frigorifer, personeli i morgut të martën hapi një varr masiv në oborr për më shumë se 120 trupa, thanë zyrtarët.

 

Militantët e Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kryen një sulm të befasishëm më 7 tetor në Izrael, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 200 pengje. Izraeli është përgjigjur me një fushatë ushtarake disa javore në Rripin e Gazës, që sipas Ministrsë së Shëndetësisë së këtij rajoni, të udhëhequr nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e mbi 11 mijë palestinezëve./VOA

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times November 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputetët britanikë bëjnë homazhe në Prekaz

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Arrestohet një 23 vjeçar në Gjilan – po trafikonte 11 kilogramë drogë
Vetëm 23% e rusëve e konsiderojnë gjendjen e tyre financiare të mirë
Krasniqi, Qeverisë: Përveç urës 3-metërshe në Saradran, pa projekte tjera që e përmirëson jetën e qytetarëve
KRU ‘Mitrovica’ njofton se normalizohet gjendja e shpërndarjes së ujit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?