Janë arrestuar tre të dyshuar në Prizren, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje me date 15/11/2023 , rreth orës 19:00.
Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokateve dhe kane pranuar veprën.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tret shkon në procedurë të rregullt.