By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën
Rajon / Botë

BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 4:51 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian e ka akuzuar të premten Rusinë për përdorim “të turpshëm” të migrantëve, për ta rritur presionin te shtetet tjera, duke thënë se ka vërejtur rritje të numrit të azilkërkuesve pa dokumente, duke e kaluar kufirin e Rusisë me Finlandën.

Helsinki ka bërë të ditur të enjten se do t’i mbyllë katër prej tetë pikave kufitare me Rusinë gjatë fundjavës, për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve.

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka thënë se Rusia po synon ta destabilizojë shtetin e tij, pas vendimit për t’u anëtarësuar në NATO, më herët gjatë vitit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur me Orpon të enjten, dhe ka thënë se “instrumentalizimi i migrantëve” nga ana e Rusisë, është “diçka e turpshme”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, ka thënë të premten se Brukseli e ka vërejtur një rritje të azilkërkuesve pa dokumente prej Federatës Ruse në Finlandë.

“Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën. Ne jemi në kontakt me autoritetet finlandeze dhe gardën kufitare finlandeze”, ka thënë ai.

Lidhjet e Helsinkit me Moskën janë përkeqësuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Diçka e tillë e ka nxitur Finlandën që ta braktisë qëndrimin neutral dhe t’i bashkohet NATO-s, për ta rritur sigurinë e vendit.

Ky shtet nordik ndan kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë.

Raportohet se vetëm në shtator në Finlandë kanë shkuar 280 azilkërkues.

Brukseli e ka akuzuar në të kaluarën Bjellorusinë, aleaten e Rusisë, se i ka nxitur mijëra migrantë pa dokumente që ta kalojnë kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, si hakmarrje për sanksionet e bllokut evropian.

Polonia e ka akuzuar në gusht Rusinë dhe Bjellorusinë për orkestrim të fluksit të ri të migrimit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kërkon edhe një mandat për Rrahimajn në Kamenicë

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Policia ndalon gara shpejtësie: 500 € gjobë dhe 12 muaj pa patentë-shoferë
Horoskopi ditor për 2 dhjetor
Gosalci: Gratë, kudo që janë meritojnë mundësi të barabarta
Kelmendi dhe raportuesja e OKB-së diskutojnë për rastet e kanosjes dhe dhunës ndaj gazetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?