By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Rajoni po përballet me përpjekje destabilizuese nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Rajoni po përballet me përpjekje destabilizuese nga Rusia
Lajme

Bislimi: Rajoni po përballet me përpjekje destabilizuese nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 1:42 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Krerë të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, e përfaqësues të Parlamentit të Bosnjë Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, janë mbledhur  për të diskutuar rreth integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus të këtij takimi është edhe bashkëpunimi rajonal, angazhimi i diasporës e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Kosova është e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Derisa, sipas Bislimit, Rusia po tenton të destabilizojë situatën në rajon, aleancat mes shteteve janë të nevojshme.

“Takimi i sotëm është dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit të shteteve tona në orientimin e vlerave evropiane e perëndimore. Integrimi evropian nuk është qëllim në vete, por rrugëtim transformues për ne. Angazhimi ynë për përmbushjen e kritereve që janë vendosur nga Bashkimi Evropian është i palëkundur. Zgjerimi i BE-së nuk është thjeshtë zgjerim gjeografik. Për aq kohë sa jemi në këtë rrugë, duhet të njohin sfidat që paraqiten për ne. Kosova tashmë që shtatë vjet ka marrëveshje formale me BE-në dhe zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tërë kapacitetet tona janë vënë në shërbim të zbatimit të reformave, që dalin nga mekanizmat e BE-së. Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është dëshmi e vendosmërisë sonë. Rajoni ynë po përballet me tentativa destibilizuese që regjisorin e kanë në Rusi, por akterët tjerë janë nga rajoni. Ne operojmë në një ambient ku aleancat kanë rëndësi. Andaj pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar, por edhe kontributin që ne mund të japim për paqen, sigurinë dhe zhvillimin”, shtoi ai.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kërkoi që të gjitha shtetet e rajonit të jenë të njëzëshme në rrugën e përbashkët drejt BE-së.

E këtu, ajo s’la pa përmendur as rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

“Kosova ka nisur një rrugë vitin e kaluar drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, andaj ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Ju e dini që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë deri në marrjen e vendimit të Këshillit Ministror. Shpresojmë që pasi të vijnë raportet e raportuesve ne të kemi mundësi që shumë shpejt të marrim opinionin e Asamblesë.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse ushtarët nga Jugu dhe Kaukazi vazhdojnë të ikin nga njësitë e tyre

Kosova Times Kosova Times October 7, 2025
“Shqetësim dhe konfuzion”: Qytetarët në Beograd pas sulmit në Banjskë
Dimal Basha raporton në Polici se është kërcënuar në Facebook
Digjet një veturë në veri, policia jep detaje
Sveçla me delegacionin francez: Kosova ka plotësuar kriteret për viza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?