By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në mbështetje të Komitetit Paralimpik të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti në mbështetje të Komitetit Paralimpik të Kosovës
Sport

Kurti në mbështetje të Komitetit Paralimpik të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 5:09 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, ku të pranishëm ishin kryetarja e këtij komiteti, Njomza Emini, Nënkryetari, Daut Tishuki, Sekretarja e Përgjithshme, Arjeta Gashi, Kryetari i Federatës ParaAtletike të Kosovës, Avni Kelmendi, Parasportisti, Grevist Bytyçi, Parasportistja, Vjollca Hoxha dhe Trajneri, Adrian Mazreku. 

Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhje të pranishmëve në këtë takim në të cili diskutuan për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat Paralimpike që mbahet në vitin e ardhshëm, në Paris, e ku Kosova do të shënojë debutimin e parë pjesëmarrës në Lojëra Paralimpike. Me këtë rast, kryeministri e përgëzoi Komitetin Paralimpik të Kosovës për angazhimin dhe rezultatet e tyre të deritanishëm që tani po ia mundësojnë përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë të garave ndërkombëtare.

Pas një rrugëtimi të gjatë të ekzistencës së KPK, në pjesën e dytë të vitit 2023 KPK është anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Paralimpik Evropian. Ky sukses është edhe rezultat i rritjes së mbështetjes financiare të KPK-së në vitin 2022 me rastin e vitit të personave me aftësi të kufizuara. Në krahasim me vitin paraprak (2021), buxheti i KPK në vitin 2022 ishte rritur për gjashtëfish më shumë dhe po kjo mbështetje ka vazhduar edhe vitin 2023.

Përfaqësuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës e falënderuan kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen që po i japin sportit në përgjithësi.

Në Lojërat Paralimpike Paris 2024, Kosova do të marrë pjesë me dy parasportistë në sportin e atletikës: Grevist  Bytyçi – në vrapim, Vjollca Hoxha – në vrapim me karrocë. Ata janë licencuar për pjesëmarrje në këto lojëra dhe do të garojnë në disa gara kualifikuese për normë paralimpike, në mënyrë që të fitojnë përvojën e duhur dhe të përgatiten sa më mirë.

Për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe trajnerëve të tyre për të përfaqësuar Kosovën në Paris 2024, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi të veçantë me Komitetin Paralimpik të Kosovës, në vlerë mbi 40 mijë euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel

Kryeziu dhe Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qehaja thotë e habitshme se si vijon një qëndrim burokratik për FSK-në

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Dogana e Kosovës merr masa të rrepta disiplinore ndaj shkeljeve të kodit të etikës, largohen nga puna 5 zyrtar
Kurti ngushëlloi familjen e Alban Kastratit, ish-ushtarit të UÇK-së
Vuçiq i quan akuzat e Kosovës për përfshirjen e tyre në sulm, përpjekje e sulmit hibrid ndaj Serbisë!
FFK thotë se do të dorëzojë padi për incidentin në Bukuresht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?