By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqatat mediale kundërshtojnë kthimin e reklamave qeveritare në ekran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shoqatat mediale kundërshtojnë kthimin e reklamave qeveritare në ekran
Rajon / Botë

Shoqatat mediale kundërshtojnë kthimin e reklamave qeveritare në ekran

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 11:05 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Shoqatat e punonjësve në media në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër propozimit të ligjit për media, me të cilin televizioneve dhe radiove u mundësohet që përmes reklamave të institucioneve të shtetit, të kenë në dispozicion 4 milionë euro mjete këto nga buxheti i shtetit.

“JO” fushatave të qeverisë në media, është ky qëndrimi i prerë i organizatave dhe shoqatave mediatike.

“Krijohet përshtypja se ka një lloj konsensusi në Kuvend për këto ndryshime ligjore. Kjo do të thosha se është vërtet e çuditshme, sepse deputetët që janë kundërshtarë politikë për një kohë të gjatë për asgjë nuk mund të bien dakord, tani papritmas bien dakord se paratë nga arka e shtetit duhet të derdhen në media”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Këto reagime janë bërë pasi deputetët nga radhët e partive në pushtet, si dhe të atyre në opozitë, kanë arritur ujdi që këtë ligj ta kalojnë me procedurë të shkurtuar.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti për Media dhe Këshilli për Etikë në Media, theksojnë se miratimi i këtij ligji nuk duhet të kalojë.

“Përmes reklamimit të aktiviteteve qeveritare, autoritetet udhëheqëse të shtetit do të kenë mundësi të ndikojnë në politikën e këtyre mediave aq sa dorëlirë do të jenë në ndarjen e këtyre mjeteve nga arka e shtetit”, thekson Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit për Etikë në Media.

Ajo thotë se praktika e financimit të mediave private me paratë e shtetit tashmë është e njohur, për pasojat që sjell në ndikimin e drejtpërdrejtë në politikën redaktuese, si dhe pavarësinë e mediave.

“Këshilli për Etikë në Media së bashku me organizatat profesionale gazetareske publikisht ka shprehur në vazhdimësi qëndrimin kundërshtues për ndryshimet e propozuara në ligj, të cilat në veçanti do të jenë shumë të dëmshme për pluralizmin medial, pavarësinë e mediave dhe lirinë e punës së gazetarëve”.

“Këto vlerësime bazohen në vlerësime të ekspertëve dhe ndryshimet e propozuara ligjore janë në kundërshtim e jo në përputhje me standardet evropiane. Prandaj vlerësojmë se ky propozim do të përforcojë në mënyrë shtesë kulturën klienteliste dhe korruptive në sistemin mediatik dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejt dëmtojnë interesin publik”, shton Kaliqi.

Nga ana tjetër, Mlladen Çadikoski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, thotë se mjetet e buxhetit duhet të destinohen për përforcimin e kapaciteteve të mediave në projekte konkrete:

“Demokracia maqedonase është shumë e brishtë, dhe si e tillë ne besojmë se një ligji i tillë që rregullon punën e mediave duhet t’i paraprijë një debat serioz për të folur se në ç’mënyrë duhet të destinohen paratë e shtetit në media”.

“Qëndrimi ynë është se paratë e shtetit mund të përdoren në media, por për produkte cilësore mediatike që do të rrisin cilësinë e gazetarisë dhe të medias në tërësi”, shprehet Çadikovski.

Gjashtë vjet më herët u ndaluan reklamat qeveritare në hapësirën mediatike pasi Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), disa muaj pas ardhjes në pushtet në vitin 2017, ndaloi reklamat në radio, televizion, gazeta dhe billborde.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, është kritikuar ashpër në të gjitha raportet e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, vite më parë, për shkak të reklamimit jotransparent të fushatave qeveritare, për ryshfete mediatike përmes reklamave, si dhe lidhjes qeveri-media.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, 0,1 për qind e të hyrave të realizuara në buxhetin e shtetit për vitin e kaluar do të shkojnë për financimin e fushatave shtetërore, përkatësisht mediat private do të kenë në dispozicion rreth 4 milionë euro.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Tahiri pro protestës: Kurti me Radojçiqin përjashtuan veteranët nga ligji për pagën minimale

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Numri i personave mbi 100 vjeç ka arritur një nivel të ri rekord…
Eliminohet Loriana Kuka
Macron thotë se Franca do të trajnojë pilotët ukrainas
ShBA fiton medaljen e artë në futbollin e femrave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?