By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia
August 10, 2025
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqëria civile reagon ndaj vendimit të MMPHI-së për Nexhat Krasniqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqëria civile reagon ndaj vendimit të MMPHI-së për Nexhat Krasniqin
Lajme

Shoqëria civile reagon ndaj vendimit të MMPHI-së për Nexhat Krasniqin

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 2:46 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Lëvizja FOL, kanë reaguar kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për kthimin e Nexhat Krasniqit në pozitën e drejtorit të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.

Sipas OJQ-ve, llogaridhënia dhe qeverisja me duar të pastra nuk e duron rehabilitimin e personave të dënuar për afera korruptive, andaj kërkohet nga Qeveria që të ndalë praktikën e promovimit të këtyre personave, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në komunikatë thuhet se më 3 nëntor 2023, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Sipas DASh-it, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për dizajnimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, ai kishte keqpërdorur pozitën e tij publike “duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni.”

“Integriteti dhe kredibiliteti i qeverisjës në një shoqëri demokratike të cilën e aspiron Republika e Kosovës dëshmohet duke ndërtuar dhe zbatuar vlera dhe standarte që promovojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.  Llogaridhënia dhe qeverisja me duar të pastra nuk e duron rehabilitimin e figurës së përsonave të cilët kanë qenë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë subjekt i sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet mik i Republikës së Kosovës.  Një qasje e tillë dëmton rëndë përpjekjet dhe përkushtimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian që përmes asistencës financiare dhe mbështetjes diplomatike për të ndërtuar dhe zhvilluar institucione kredibile, me integritet dhe të përkushtuara për të promovuar kërkesat për një shtet ku korrupsioni dhe dukuritë negative luftohen dhe asesi promovohen”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se në kundërshtim me frymën e parimeve themelore të një shteti demokratik dhe të së drejtës, si dhe në kundërshtim me kërkesat e përditshme për të dhënë llogari dhe për të mos promovuar sjelljen kriminale, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka risistemuar Nexhat Krasniqin në pozitën e drejtorit të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.

“Vendimi i tillë tregon mungesën e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve publik, dëmton interesin publik dhe dëshmon paaftësinë e drejtuesve të dikastereve të caktuara të qeverisë për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur kërkesave për qeverisje të mirë. Në anën tjetër, drejtimi i punëve publike të rëndësishme siç është infrastruktura rrugore me persona të cilët kanë pasur probleme me ligjin, në rastin e tanishëm me dënim të formës së prerë,  zbeh besimin e publikut në institucionet publike të Kosovës”, thuhet më tej.

Aty theksohet se në shtator të vitit 2015, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vërtetuar se Nexhat Krasniqi, në cilësinë e zyrtarit publik, kishte marrë ryshfet nga kompania Eltoni, për realizimin e Parkut Industrial në Drenas. Ai ishte dënuar me 26 muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që pas ankesës së ushtruar në Gjykatë të Apelit, kjo e fundit kishte zvogëluar dënimin nga 26 muaj në 18 duke e ndryshuar edhe cilësimin juridik të veprës penale. Edhe përkundër faktit se dënimi i shqiptuar nga gjykata ka arritur rehabilitimin ligjor, integriteti dhe kredibiliteti i të njëjtit është i dëmtuar në masë të madhe që cenon besimin e publikut që i njëjti të ushtrojë funksione publike që lidhen me mbikëqyrjen e projekteve të cilat mund të kalojnë shifrat dhjetëra milionë euro.

“OJQ-të e poshtëshënuara kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që të ndal praktikën e promovimit dhe rehabilitimit të personave të dënuar për vepra penale korruptive si rrugë e vetme dhe e ruajtjës së integritetit institucional dhe promovimit të shtetit ligjor. Organizatat nënshkruese: Instituti i Kosovës për Drejtësi, Iniciativa për Progres INPO, Lëvizja FOL”, thuhet në fund. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama: Masa ndaj zyrtarëve që lejojnë ndërtime pa leje në Shqipëri

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, një 45 vjeçar i vrarë

Përgjaket rruga në Gjilan: Dy të vrarë e dy të plagosur në Gjilan

Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në Ferizaj, lëndohen 5 persona

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Presidenti Biden mban fjalimin për gjendjen nacionale
Osmani takon António Costa në Munih: BE-ja duhet të njohë progresin e Kosovës
Man United e do yllin e PSG-së, gati 70 milionë euro
Rama: Problemit të mbeturinave në Kryeqytet i erdhi fundi!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?