By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U hap ekspozita me veshje shqiptare dhe të komuniteteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > U hap ekspozita me veshje shqiptare dhe të komuniteteve
Lajme

U hap ekspozita me veshje shqiptare dhe të komuniteteve

Kosova Times
Last updated: 2023/11/18 at 9:22 PM
Kosova Times Published November 18, 2023
Share
SHARE

Nën ndriçimin natyral Xhubleta Shqiptare merr frymë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. E vjetër rreth katër mijë vjet tashmë kjo veshje është nën mbrojtje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Fundi i xhubletës ka formën e kambanës, ndërsa pjesë të tjera të saj janë kraholi, kërdhokla, brezi, jeleku, stolitë prej sermi.

Dukej në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruan fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore. Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep. Të pranishmit ndaleshin dhe donin të preknin këtë veshje.

Dita e shtunë në hapësirën e Bibliotekës ishte zbukuruar me veshje kombëtare shqiptare dhe të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. “Ekspozitë me veshje tradicionale shqiptare dhe kostumet tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, titullohej ekspozita e cila ishte kuruar nga kritiku i artit Ilir Muharremi i cili tha: “Kultura gjithmonë ruan fuqinë e saj në vete, por ajo është e heshtur nëse nuk trajtohet ose ekspozohet”. Sipas tij ky thesar duhet shpesh ta shohë dritën e jo vetëm gjatë festave të ndryshme. “Vërtetë më vjen keq pse sot nuk ka të rinj të shohin kostumet tradicionale nga rajonet si Dukagjini, Mitrovica, Drenica, Rugova, Gora, të ekspozuara”, shtoi Muharremi.

Ndërsa, ideatorja kryesore e këtij evenimenti ishte artistja Albana Krasniqi. Gjatë fjalimit të saj ajo prezantoi vlerën e çdo kostumi të ekspozuar duke vënë theksin kryesor te xhubleta shqiptare. “Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholina, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat, shputat” tha Krasniqi. Sipas saj Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë ilire ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malësorët tanë e përcollën deri në vitet 1950 -1960.

Në ekspozitë u shpërblyen me mirënjohje Gjyle Berisha, Serbeze Sylejmani dhe Kimete Shok të cilat i kanë sjellë disa nga veshjet tradicionale të tyre.

Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

Ekspozita `Çmimi William Walker` në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë

`Fjalori i madh i gjuhës shqipe`, online për përdoruesit

Reagime të stuhishme në Spanjë, ikona kombëtare dhe këngëtarja e famshme përballen me akuza të rënda

Kosova Times November 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Vajzat adoleshente dënohen me burg: Sulmuan një të moshuar për qejf, filmuan gjithçka me telefonat e tyre dhe e vranë nga pakujdesia
Presidenti Biden thërret takim urgjent lidhur me situatën në Poloni
Shqipëria nuk do ta ekstradojë rusen e akuzuar për spiunazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?