By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSH thotë se 32 foshnje nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSH thotë se 32 foshnje nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë
Rajon / Botë

OBSH thotë se 32 foshnje nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 11:37 AM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha më 19 nëntor se 291 pacientë kanë mbetur në spitalin më të madh në Gazë, pasi trupat izraelite evakuuan pacientët e tjerë. Në mesin e atyre që kanë mbetur në spital janë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht kritike, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Ekipi i OKB-së ishte në gjendje të qëndronte në spitalin Shifa për një orë pasi pothuajse 2.500 persona të zhvendosur, pacientë që mund të lëviznin dhe stafi mjekësor u larguan nga ndërtesa e spitalit mëngjesin e së shtunës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, që udhëhoqi këtë mision. OBSH tha se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor janë ende në spital, së bashku me pacientët.

“Pacientët dhe stafi mjekësor, me të cilët kemi biseduar, ishin të tmerruar për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe na u lutën për evakuim”, tha agjencia, duke e përshkruar Shifan si zonë të vdekjes. Kjo agjenci tha se edhe më shumë ekipe do të tentojnë të shkojnë në Shifa në ditët në vijim, në tentim për të evakuuar pacientët në jug të Gazës, ku spitalet po ashtu janë të mbingarkuara.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën.Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime. Trupat izraelite që gjenden në spital, për ditë të tëra po kryejnë bastisje në ndërtesë. Trupat kanë pretenduar se kanë gjetur pistoleta dhe armë të tjera dhe u kanë treguar gazetarëve hyrjen e një tuneli. Por, këto pretendime të ushtrisë izraelite nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Largimet masive të shtunën nga spitali nga Izraeli u përshkruan si largime vullnetare. Por, OBSH-ja tha se ushtria kishte lëshuar urdhër për evakuim dhe disa prej të larguarve e përshkruan situatën si eksod me forcë.
Gjetkë në veri të Gazës, dhjetëra persona janë vrarë në kampin e refugjatëve Xhabalija, ku sipas dëshmitarëve një sulm izraelit godit vendstrehimin e OKB-së të shtunën. Si pasojë e sulmit ajror u shkatërrua një shkollë në këtë kamp, thanë të mbijetuarit.

Ushtria izraelite, që vazhdimisht u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen nga veriu i Gazës, tha se trupat e saj ishin aktive në këtë zonë “me synim për të shënjestruar terroristët”.

Në jug të Gazës, një sulm ajror izraelit goditi një kompleks banimi në Han Junis të shtunën, duke lënë të vrarë të paktën 26 palestinezë, sipas mjekëve në spitalin ku u dërguan viktimat.

Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.

Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë.

Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, Izraeli ka shpëtuar një dhe trupat e pajetë të dy pengjeve janë gjetur afër spitalit Shifa, zonë ku ka pasur luftime të ashpra.

Izraeli, SHBA-ja dhe Katari, i cili ndërmjetëson me Hamasin, kanë negociuar për javë të tëra për lirimin e pengjeve. Të shtunën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se lirimi i pengjeve duhet të përfundojë përpara se në Gazën e rrethuar nga Izraeli të hyjë ndihma humanitare për 2.3 milionë palestinezët që jetojnë në këtë territor.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
Panamaja fillon deportimin e emigrantëve, sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara
Autoritetet ndajnë 20 milionë për krijimin e përmbajtjes “patriotike” në 2023
Moti me diell dhe vranësira të dendura
Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?