By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti kampion të kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti kampion të kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë Shqipëri
Sport

Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti kampion të kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 9:14 AM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Në një organizim të madhështor dhe një atmosferë mbresëlënëse, shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u bë një arenë e mrekullueshme ku u zhvillua Kampionati i parë Individual Mbarëkombëtar Kosovë -Shqipëri.

Ky event jo vetëm që shënoi një moment historik për sportin e pingpongut në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithashtu theu pritshmëritë duke krijuar një përvojë fantastike për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët.

Me përfundimin e kategorisë së çifteve për meshkuj dhe femra, lojtarët vazhduan garën në kategorinë individuale.

Nga 32 lojtarë që ishin të shpërndarë në tetë grupe me nga katër lojtarë për dy kategoritë, meshkuj dhe femra, kualifikimin e siguruan nga dy lojtarë nga secili grup. Kështu në skeletin kryesor u kualifikuan nga 16 lojtarë nga secila kategori.

Ndeshje mjaft të mira u zhvilluan në dy kategoritë, me shumë pikë interesante, emocione dhe tension.

Në gjysmëfinalen e parë në kategorinë e femrave u takuan Samanda Agolli dhe Alma Mehmeti, të cilat zhvilluan një ndeshje shumë e mirë. Setin e parë e fitoi Samanda, ndërsa të dytin për ta barazuar rezultatin e fitoi Alma. Ajo luajti lojë mjaft të mirë, mirëpo Samanda ishte më e përqendruar për lojë, kështu fitoi dy setet tjera me radhë, dhe me rezultat 3:1 mposhti Almën për tu kualifikuar në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani u ndesh me Lenë Osmani e cila pati një ndeshje mjaft të fortë në të tetën e finales kundër lojtares numër një nga Shqipëria Liridona Rexhaj ndaj të cilës fitoi me rezultat të ngushtë 3:2. Në një ndeshje tepër interesante dhe me shumë poenë të mirë, Lena fitoi me rezultat 3:0 kundër Shegës, dhe kështu u kualifikua në finalen e kampionatit individual mbarëkombëtar.

Në finale u takuan dy lojtare me stile të ndryshme të lojës, që e bëri ndeshjen shumë interesante dhe emocionuese. Lenë Osmani në stilin sulmues dhe Samanda Agolli me stil defansiv, dhanë një shfaqje shumë tërheqëse për të gjithë të pranishmit. Setin e parë e fitoi Samanda, ndërsa të dytin për ta barazuar rezultatin në 1:1 fitoi Lena. Samanda me përvojën e saj ia doli të fitoi dhe dy setet tjera në vazhdim, për tu shpallur kampione e kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë – Shqipëri.

Në gjysmëfinalen e parë në kategorinë e meshkujve u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Kejdi Kalaja. Kejdi luajti lojë të mirë, mirëpo Kreshniku ishte më i përqendruar dhe kështu fitoi ndeshjen me rezultat 3:0, për tu kualifikuar në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë, Fatih Karabaxhaku dhe Berkan Baymak u ndeshen në një ndeshje me shumë të mirë, me emocione dhe tension. Setin e parë e fitoi Berkani, ndërsa Fatih fitoi tre setet tjera me radhë dhe me fitore me rezultat 3:1 siguroi kualifikimin në finale.

Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti u takuan në finale shumë interesante dhe me plot poenë tërheqës. Të dy luajtën lojë mjaft të mirë, mirëpo Kreshniku ishte më i përqendruar dhe më i etur për fitore, dhe atë e realizoi me rezultat perfekt, 3:0. Ai këtë kampionat ishte i pandalshëm sepse me rezultat 3:0 fitoi të gjitha ndeshjet nga 1/16 e finales. Kështu Kreshnik Mahmuti u shpall kampion i kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë – Shqipëri.

Ky kampionat jo vetëm që shënoi emrat e kampionëve të parë, por gjithashtu krijoi një traditë të re në botën e pingpongut në këto dy vende. Nën drejtimin dhe organizimin e shkëlqyeshëm, kjo ngjarje u bë një kujtim i paharrueshëm dhe një hap i rëndësishëm drejt promovimit të sportit të pingpongut në Kosovë dhe Shqipëri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe

Kosova në Top 10 të performancës për vitin 2025

Sonte Serbi-Shqipëri, kuqezinjtë kërkojnë fitore

‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në Sofje kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak
Sejdiu: Pavarësia e Kosovës, meritë e shumë e gjeneratave
“Manovra e Vuçiqit para zgjedhjeve”: Mediat ruse për premtimet e presidentit të Serbisë për kreun e NATO-s
Gërvalla takon kryetarin e Komisionit për Politika të BE-së të Italisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?