By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për shkak të lidhjeve me mafien, 200 persona dënohen me 2200 vjet burg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Për shkak të lidhjeve me mafien, 200 persona dënohen me 2200 vjet burg
Rajon / Botë

Për shkak të lidhjeve me mafien, 200 persona dënohen me 2200 vjet burg

Kosova Times
Last updated: 2023/11/21 at 10:33 AM
Kosova Times Published November 21, 2023
Share
SHARE

Më shumë se 200 persona u dënuan me 2200 vjet burg në një nga gjyqet më të mëdha kundër anëtarëve të mafias të mbajtur ndonjëherë në Itali.

Gjyqi zgjati tre vjet dhe ata u dënuan për lidhjen e tyre me ‘Ndrangheta’, një nga organizatat kriminale më me ndikim në Evropë.

Ata u dënuan për krime të ndryshme, nga zhvatja deri te trafiku i drogës.

Rasti tregoi se sa i përhapur është ndikimi i mafies në shoqërinë dhe politikën e Italisë së Jugut.

Në mesin e të dënuarve janë të ashtuquajturit jakë të bardhë – zyrtarë lokalë, biznesmenë dhe politikanë, gjë që tregon ndikimin e gjerë të krimit të organizuar në institucione.

Ndër të tjera, u dënua Giancarlo Pitelli, avokat dhe ish-senator i partisë Forza Italia (Përpara Italisë) i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi , i cili vdiq më 12 qershor 2023 .

Pitelli mori 11 vite burg për përfshirje në biznesin mafioz.

Mes të dënuarve ka nëpunës civilë, profesionistë nga sfera të ndryshme biznesi dhe zyrtarë të lartë, të cilët ishin kyç për infiltrimin e ‘Ndranghetës’ në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.

Më shumë se 100 të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Gjyqtarët që dhanë vendimin u vunë nën mbrojtjen e policisë.

Me origjinë në rajonin e varfër të Kalabrisë, ‘Ndrangheta konsiderohet një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë.

Vlerësohet se ajo kontrollon deri në 80 për qind të tregut evropian të kokainës, me një xhiro vjetore prej rreth 60 miliardë dollarësh.

Gjyqi u mbajt në periferi të qytetit të Lamecija Terme, në një sallë gjyqi shumë të siguruar, të pajisur me kafaze për të akuzuarit dhe mjaft të madh për të akomoduar rreth 600 avokatë dhe 900 dëshmitarë.

Ndër akuzat ndaj tyre ishin vrasje, zhvatje, trafik droge, përvetësim, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Gjyqi tregoi se si mafia kalabreze ishte zgjeruar, duke u infiltruar në ekonominë lokale, institucionet publike dhe madje edhe sistemin shëndetësor, duke manipuluar tenderët publikë dhe duke dhënë ryshfet zyrtarët vendas.

Në gjyqin, më i madhi i këtij lloji që nga vitet 1980, gjyqtarët kaluan mijëra orë duke pyetur dëshmitarët.

Ish-mafiozët, të cilët u bënë dëshmitarë-bashkëpunëtorë, folën për aktivitetet e familjes Mancuso dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët kanë një kontroll të madh në provincën e Vibo Valentia.

Familja Mancuso, nga qyteti i Limbadi, është një nga më të fuqishmit nga 150 klanet që përbëjnë ‘Ndrangheta’.

“Gjyqi tregoi se mafia tradicionalisht është më e lidhur me aktivitete kriminale si zhvatja apo trafiku i drogës,” thotë Anna Sergi, profesore e kriminologjisë në Universitetin e Exeter.

“Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se njerëz nga mjedise të ndryshme, si ‘punëtorët e jakës së bardhë’, ishin të përfshirë në mafi, e cila ofron një pamje më të plotë të lidhjeve midis klaneve mafioze,” shtoi ajo.

Shumica e të akuzuarve u arrestuan në dhjetor 2019, pas një hetimi të gjerë në të paktën 11 rajone italiane.

Rreth 2,500 oficerë policie morën pjesë në bastisjet në Vibo Valentia, një zonë e kontrolluar kryesisht nga klani Ndragueta Mancuzo.

Më shumë se 50 ish-anëtarë të mafias kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me gjykatën, duke përfshirë edhe nipin e Luigi Mancuso, Emanuele.

Gjyqi zbuloi se anëtarët e Ndrangheta dyshohet se kishin fshehur armë në kapelat e varrezave, përdornin ambulanca për të transportuar drogë dhe devijonin furnizimet publike me ujë për të rritur marijuanën.

Personat që iu kundërvunë një grupi të organizuar kriminal u përballën me pasoja dhe kërcënime të rënda – gjetën një qenush ose kokë dhie të ngordhur në pragun e shtëpisë së tyre, u dogjën makinat dhe u thyen xhamat.

“Kjo tregon se sa sfiduese është lufta kundër ‘Ndrangheta’s për shkak të lidhjeve të saj politike, ekonomike dhe financiare,” thotë Antonio Nicasso, autor dhe ekspert për krimin e organizuar.

 

You Might Also Like

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Kosova Times November 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dalipi kritikon ‘Reporterët pa Kufij’: Për raportin u konsultuan me individ

Kosova Times Kosova Times May 2, 2025
Nënpresidentja Harris ballafaqohet me diskriminim gjinor dhe racor në garën për Shtëpinë e Bardhë
Gjyqtaret e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave
Detajet e “Grabitjes së madhe të trenit”: Skandali nga Britania e Madhe 60 vjet më parë
Apeli i IKShPK-së: Mos e pini ujin nga fabrika në liqenin e Badovcit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?