By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy zjarre brenda vitit në Mjekësinë Ligjore, dëmet dhe shkaqet ende të panjohura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy zjarre brenda vitit në Mjekësinë Ligjore, dëmet dhe shkaqet ende të panjohura
Lajme

Dy zjarre brenda vitit në Mjekësinë Ligjore, dëmet dhe shkaqet ende të panjohura

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 1:13 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Brenda këtij viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) i Kosovës është kapluar dy herë nga zjarri. Edhe pse dëmet dhe shkaqet e zjarreve ende nuk dihen për asnjërin rast, për Ehat Miftarajn nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) këto dy raste simbolizojnë neglizhencën që i është bërë këtij Instituti.

“Dështimet, një pas një, në menaxhim, na sjellin në situata të tilla. Me vetë faktin që ky institut udhëhiqet me ushtrues detyre dhe që për kohë të gjatë nuk kanë arritur ta zgjedhin drejtorin, në njëfarë mënyre e dëshmon se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk është në interesin e Ministrisë së Drejtësisë”, thekson Miftaraj.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë lidhur me këtë temë, mirëpo i është thënë t’i referohet një komunikate të publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Në atë komunikatë vetëm bëhet e ditur se në zyrat e këtij Instituti ka shpërthyer një zjarr.

Zjarri që kaploi ndërtesën e këtij Instituti më 21 nëntor përfshiu disa zyra në katin e dytë të ndërtesës, si dhe pjesën e çatisë mbi të. Një tjetër zjarr në IML kishte shpërthyer edhe më 25 mars të këtij viti.

Prokuroria Themelore e Prishtinës pati nisur hetimet lidhur me rastin, por sipas zëdhënëses së kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, rasti ende nuk ka marrë një epilog.

“Mund t’ju njoftojmë se edhe ky rast ende ndodhet në proces hetimor në prokurorinë tonë”, thekson Ulaj.

Miftaraj nga IKD-ja thekson se prokuroria ka afat ligjor prej 30 muajsh për të bërë hetime. Por, sipas tij, kur bëhet fjalë për zjarr “në një objekt shtetëror, ku hetimet bëhen në vendin e ngjarjes”, ato është dashur të jenë më të shpejta dhe të mos neglizhohen nga prokuroria.

Ai shton se për shkak të ndjeshmërisë si institucionit, Instituti i Mjekësisë Ligjore është dashur të ruhet nga Policia e Kosovës, qysh pas shpërthimit të mëhershëm të zjarrit në objektin e saj, në mars të këtij viti.

Pas shpërthimit të fundit të zjarrit në IML, në vendin e ngjarjes kishin arritur zjarrfikësit, ndërkaq policia tha se zjarri ishte lokalizuar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar shkaqet e zjarrit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ulaj, thotë se Prokurori i Shtetit është duke pritur raportin me gjetjet nga ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Sipas saj, prokuroria ende është në fazën e hetimit dhe për të mos e paragjykuar rastin, ajo thotë se nuk mund të japë ndonjë vlerësim për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

“Eventualisht, në rast se paraqiten elemente të ndonjë vepre penale, atëherë [prokuroria] do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat e Kodit të procedurës penale të Kosovës”, thekson Ulaj për REL-in.

Dëmet e tërësishme që mund të jenë shkaktuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ende nuk dihen.

Për të mësuar më shumë lidhur me dëmet eventuale të shkaktuara nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të kontaktojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij Instituti, Ditor Halitin. Por, ai nuk u është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve telefonike të REL-it.

Sipas Miftarajt, në këtë institut ruhen provat që kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes, veprat penale të dhunës seksuale apo edhe vepra të tjera penale. Miftaraj thotë se shkatërrimi eventual i tyre nga zjarri do të ndikonte drejtpërdrejt në procedurat tjera penale.

Tymi nga zyrat në katin e dytë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë më 21 nëntor 2023.
Tymi nga zyrat në katin e dytë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë më 21 nëntor 2023.

“Deklaratë e hershme” e ministres së Drejtësisë

Se cilat janë dëmet nga shpërthimi i zjarrit në Institut, nuk ka sqaruar në mënyrë specifike as ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila, të martën, përmes një postimi në rrjetin Facebook, ka folur për to.

“Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivit të IML-së dhe mostrave”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se lidhur me zjarrin në Institut, qytetarët “me të drejtë” mund të jenë të shqetësuar “për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndër vite”. Por, siç ka thënë ajo, “pa e kuptuar shkakun e zjarrit” nuk mund të japë më shumë informacione.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), që mbikëqyrë punën e institucioneve të drejtësisë, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, e cilëson deklaratën e ministres Haxhiu, si “të hershme”.

“Nuk do të duhej të paragjykonte pa pasur një hetim të pavarur nga ana e institucioneve kompetente. Duket se kjo është një strategji e ministres për ta zvogëluar dëmin që po ndodh në këtë institut, për herë të dytë gjatë këtij viti”, thekson Miftaraj.

Ky institut është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.

Po ashtu, Instituti ka për detyrë sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Për gjashtë vite, Ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Kush është Hezbollahu?
Të larguarit nga Koreja e Veriut në BBC: Mos i nënvlerësoni ushtarët tanë në Rusi
Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në Dnieper. Ka të vdekur
Syla: Veprimi i Speciales vë në pikëpyetje historinë e shtetndërtimit tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?