By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane: Ka alternativa më të mira ekonomike se Fondi Sovran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Oda Amerikane: Ka alternativa më të mira ekonomike se Fondi Sovran
Financa

Oda Amerikane: Ka alternativa më të mira ekonomike se Fondi Sovran

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 12:08 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar të mërkurën, pas iniciativës së Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran, duke e konsideruar këtë si hap të përshpejtuar, që bartë mbi vete rreziqe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe investimeve direkte.

“Përderisa iniciativa e Qeverisë së Kosovës për themelimin e një Fondi Sovran mund të vlerësohet si pozitive, sidomos në kontekstin e ndërtimit të një portofoli të investimeve dhe diversifikimit të burimeve financiare, Oda Amerikane mendon se ka strategji alternative që mund të jenë më të përshtatshme. Veçanërisht, privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve shoqërore mund të sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme për ekonominë”, konsideron OEAK.

Kosova, si një vend me sfida ekonomike, sipas këtij asociacionit bizneseve, ka burime të kufizuara financiare për investime strategjike.

“Fondi Sovran do të kërkonte një alokim të madh të këtyre burimeve, duke lënë pas dore fushat e tjera prioritare. Një hap i tillë do të mund të çonte në rritjen e ngarkesës fiskale dhe frenimin e rritjes ekonomike. Prandaj, Oda Amerikane beson fuqishëm se mjetet e buxhetit, edhe ashtu të kufizuar të shtetit, duhet të investohen në fusha kritike, të cilat përfshijnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, prodhimin vendor, ndërmarrësinë dhe rritjen e aftësive profesionale:, thuhet në reagim.

Investimet direkte në këta sektorë, sipas OEAK-së, mund të ndihmojnë qeverinë të adresojë më shpejt dhe në mënyrë më të efektshme nevojat aktuale të ekonomisë, duke sjellë rritje afatgjatë, të qëndrueshme dhe punësim cilësor.

“Veçanërisht kur fokusohet te sektorët prodhues, vendi mund të ul varësinë nga importet dhe të nxisë aftësinë e vetëmjaftueshmërisë ekonomike”.

Derisa fondet sovrane mund të ofrojnë kthime të mira mbi investimet, ato sipas OEAK-së, gjithashtu bartin edhe një nivel rreziku.

Për më tepër, inkorporimi i aseteve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët në Fondin Sovran, siç konstaton kjo odë, nuk duket si një hap i mençur për të garantuar qëndrueshmërinë dhe rendimentin e duhur.

“Menaxhimi efikas i një fondi sovran kërkon një ekip ekspertësh financiarë me përvojë dhe njohuri të thella. Kosova mund të përballet me sfida për të ndërtuar këtë lloj ekspertize, duke e ditur që një numër organizatash shtetërore nuk e kanë të zgjidhur çështjen e udhëheqjes dhe menaxhimit. Pa një menaxhim dhe mbikëqyrje të duhur, Fondi Sovran mund të përballet me vështirësi në arritjen e objektivave të tij financiare”, konsideron OEAK.

Përtej aspekteve teknike, menaxhimi i fondit, sipas kësaj ode, kërkon një nivel të lartë transparence dhe llogaridhënie. “Me ndarjen e fondeve sovrane nga buxheti i qeverisë, rrezikohet humbja e kësaj transparence, për shkak të ndikimit të mundshëm politik”, konsideron OEAK.

Edhe pse themelimi i një Fondi Sovran, sipas këtij asociacioni, mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private.

“Të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga struktura e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ky parim mes tjerash është i ngulitur edhe në aktin më të lartë juridik të vendit, si bazë e rregullimit ekonomik”, thuhet në reagimin e OEAK-së.

Po ashtu, Oda Amerikane beson se kriteret për përzgjedhjen e ndërmarrjeve kampione nuk janë të qartësuara sa duhet dhe rrjedhimisht lënë hapësirë për vendime subjektive. Me qëllim të shmangies së subjektivitetit, duhet një specifikim deri në detaje i këtyre kritereve në aktin primar ligjor”.

Duke analizuar dispozitat e projektligjit në mënyrë specifike, Oda Ekonomike Amerikane ka vërejtur se nevojitet një qartësim më i saktë i disa dispozitave, për të shmangur interpretimet e dyanshme. Në të njëjtën kohë, Oda Amerikane konkludon se dispozita të caktuara janë në kundërshtim me dispozitat e akteve të tjera ligjore, që mund të çojë sërish në ambiguitet ligjor.

“Si përfundim, OEAK konsideron se duhet të shqyrtohen me kujdes të gjitha opsionet para se të merren vendime të mëdha financiare si themelimi i një Fondi Sovran, duke theksuar rëndësinë e strategjive që sjellin më së shumti përfitime për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se një ditë më parë, Komisioni për Ekonomi, Industri Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar raportin me amendamente për Projektligjin për Fondin Sovran. Pro tij votuan vetëm deputetë të mazhorancës, deri sa ata të opozitës nuk morën pjesë në votim. Fondi sovran synon zhvillimin e vendit përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Vetëm një lugë gjelle nga ky ushqim 10 minuta para se të hahet redukton sheqerin, kolesterolin dhe lodhjen

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Ukrainasit komentojnë paralajmërimet për evakuim nga Kievi
Shkencëtarët japonezë dhe zviceranë kanë krijuar xhami që gjeneron energji nga drita
Ish Presidenti Hashim Thaçi ndodhet për disa orë në Kosovë
Pavaresisht vendimit te Gjykata ne Hage: 174 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?