By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku i kthimit në pikën zero!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rreziku i kthimit në pikën zero!
Opinion

Rreziku i kthimit në pikën zero!

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 8:00 AM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Për 24 vjet rresht e kemi ndjerë veten të sigurt në shtetin tonë të lirë dhe të pavarur, të mbrojtur dhe garantuar nga forcat e NATO-s. Por, për një çast gjithçka ndryshon në Kosovë! Pasi, brenda natës instalohet gjuha luftënxitëse dhe pasiguria e qytetarëve!

Pse ekziston rreziku kur veriu i vendit “kontrollohet” nga shteti!?

Sipas të dhënave të kryeministrit Kurti, veriu i vendit është futur nën kontroll të plotë pas trazirave të fundit në Banjskë. Edhe përkundër kontrollit të plotë të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe Forcave të KFOR-it, megjithatë kryeministri Albin Kurti paralajmëron trazira të reja, duke aluduar në riorganizimin e grupit të Radoiçiqit!

Kryeministri paranojak, gjuhën e rrezikut e arsyeton me trupat dhe artilerinë e Ushtrisë së Serbisë afër territorit të Kosovës. “Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, ishte konstatimi i fundit i Albin Kurtit në rrjetet sociale.

Kryeministri i vendit në vend që të reflektojë shpresë dhe siguri për qytetarët, po i bombardon ata me gjuhën kërcënuese dhe luftënxitëse në Kosovë, duke e arsyetuar me kinse përgatitjet e një lufte të re në Ballkan nga Rusia dhe Serbia!

Loja e dyfishtë e Albin Kurtit, duke u thirrur në njërën anë me shtrirje të plotë të sovranitetit në veri, kurse në anën tjetër duke mbjellë frikë dhe pasiguri për qytetarët e vendit të tij, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejt është duke e ndihmuar Vuçiçin në fushatën elektorale në Serbi!

Mirëmbajtja e raporteve me SHBA-t dhe NATO-n, mbrojtja më e mirë e Republikës së Kosovës

Sikurse që ishte çlirimi i vendit dhe njohja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës produkt i ShBA-ve dhe NATO-s, edhe mbrojtja dhe ekzistenca e shtetit tonë është në përputhje të plotë me interesat e tyre në Ballkan. Andaj, çdo tendencë për t’u larguar nga ky realitet i krijuar paraqet rrezik për ekzistencën e shtetit tonë.

Derisa raportet me SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian ishin në nivelin e duhur, nuk e kishim asnjë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Mirëpo, me mospërfilljen e rekomandimeve të miqve dhe aleatëve perëndimor nga ana e kryeministrit Albin Kurti, kryediplomates Donika Gërvalla e deri diku edhe të presidentes Vjosa Osmani, ka bërë që të ndodh një tërheqje e lehtë e diplomacisë perëndimore nga Kosova.

Kur jemi në këtë segment, duhet cekur zhvillimin pozitiv të ditëve të fundit, ku më në fund presidentja Vjosa Osmani ka filluar të këndellet sa i përket “Draft-Statutit” të Asociacionit, për të cilin deklaroj haur se disa anekse të këtij drafti, jo vetëm që kanë dykuptimësi, bien ndesh edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e konsideruar gabim të madh mos bërjen transparente të draftit për opozitën dhe shoqërinë civile.

Ky hap i vogël i presidentes Vjosa Osmani duhet të pasohet me hapin e radhës, me distancimin nga politika populliste dhe disfatiste e kryeministrit, i cili, çdo herë, pas një hapi para, i bën tre hapa prapa!

Për më keq se kaq, si pasojë e kryeneçësisë së kryeministrit, për herë të parë Kosova në historinë e saj ndodhet nën sanksione ndërkombëtare, duke humbur qindra miliona euro investime dhe duke e rrezikuar seriozisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Liberalizimin e Vizave!

Meqenëse Kosova nuk është faktor që ndikon shumë në vendimmarrjen ndërkombëtare, duhet të tregohet e kujdesshme në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me ndërkombëtarët. Në të kundërtën, rrezikojmë kthimin në pikën zero, në atë të vitit 1999!

Këtë e dëshmon deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s dhe çfarëdo aksioni i Policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos e rrezikojë paqen dhe sigurinë”. 

Është fat i madh për ne, që interesat SHBA-ve dhe të Aleancës në të fuqishme ushtarake në botë (NATO-s) janë të ndërlidhura me interesat e shqiptarëve në Ballkan, përndryshe, sa për liderët shtetërorë dhe kapacitete ushtarake që kemi për të mbrojtur shtetin, që moti do ta kishim humbur atë!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Sonte Drita-Legia
Në Sokolac mbërriti një delegacion politik nga Rusia, mes tyre edhe nacionalisti Sergej Baburin
“Erë pranvere” libri i nxënëses së klasës së pestë Era Sinani
A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?