By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani kryen edhe një ekzekutim lidhur me protestat e vitit 2022
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani kryen edhe një ekzekutim lidhur me protestat e vitit 2022
Rajon / Botë

Irani kryen edhe një ekzekutim lidhur me protestat e vitit 2022

Kosova Times
Last updated: 2023/11/23 at 8:19 PM
Kosova Times Published November 23, 2023
Share
SHARE

Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë gjatë protestave masive që mbërthyen Republikën Islamike vitin e kaluar, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.

Milad Zohrevand u ekzekutua në burgun në qytetin perëndimor të Hamadanit, tha organizata Hengaw, me seli në Norvegji.

Ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një zyrtari të Gardës Revolucionare gjatë protestave në qytetin Malajer, nëntorin e vitit të kaluar.

Hengaw, organizatë që përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me kurdët, tha se Zohrevand nuk ishte njoftuar paraprakisht se do të ekzekutohej dhe kur e kuptoi se do të ekzekutohej, atij nuk iu lejua që të realizonte një takim të fundit me familjarët e tij.

Për ekzekutimin e Zohrevandit, që ishte në të 20-tat, nuk është raportuar nga mediat brenda Iranit.

Ndërkaq, organizata që ofron ndihmë ligjore, Dadban, po ashtu konfirmoi dënimin kapital të Zohrevandit, dhe tha se atij nuk i ishte lejuar që të kishte avokat.

Autoritetet iraniane veçse kishin ekzekutuar shtatë persona në lidhje me protestat e vitit 2022, duke nxitur dënim të fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore.

Ekzekutimi i fundit që u krye ishte në maj, kur u vranë tre persona. Organizata Amnesty International ka thënë se ekzekutimet “synojnë të dërgojnë një mesazh në botë dhe për njerëzit e Iranit se ata nuk do të ndalen derisa të shtypin disidencën”.

Irani ka shtypur brutalisht protestat, ku janë vrarë qindra persona dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, sipas organizatave për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara.

Gjatë këtij viti, Irani ka ekzekutuar të paktën 680 persona, shumica ishin të dënuar me akuza që lidhen me drogën, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Oslo.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times November 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vrasësi i Charlie Kirk rrëfen krimin në Discord: “Isha unë. Më vjen keq”

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Dron sulmoi një nënstacion të tubacionit të naftës Transneft në rajonin e Belgorod
Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë mbi Kiev
Araujo largohet nga Barcelona dhe i bashkohet Bournemouth
Ali Ahmeti nesër viziton Kosovën me delegacionin e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?