By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani fitues të turneut ‘Dita e Flamurit’ për senior
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani fitues të turneut ‘Dita e Flamurit’ për senior
Sport

Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani fitues të turneut ‘Dita e Flamurit’ për senior

Kosova Times
Last updated: 2023/11/27 at 4:25 PM
Kosova Times Published November 27, 2023
Share
SHARE

Në hapësirën e shkollës ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u organizua turneu ‘Dita e Flamurit’ për të rritur, ku u zhvilluan shumë ndeshje të mira.

Garat filluan në ora 10:00 me fazën e grupeve për meshkuj dhe femra me shumë ndeshje te forta dhe me shumë konkurrencë, nga 16 grupe të meshkujve në skeletin kryesor u kualifikuan fituesit e grupeve. Nga grupet e femrave, në skeletin kryesor u kualifikuan vendi i parë dhe i dytë.

Pas përfundimit të fazës së grupeve garat vazhduan me skeletin kryesor.

Në gjysmëfinalen e parë në kategorinë e femrave u takuan dy lojtaret nga klubi ‘Drita F’ e Gjilanit, Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani dhe pas një ndeshje me shumë pikë të bukura, ndeshjen e fitoi Alma me rezultat 3:0.

Në gjysmëfinalen tjetër, u takuan Shega Hashani dhe Leoresa Imeri. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me shumë momente emocionuese, kthesa në rezultat dhe tension. Leoresa luajti lojë të mirë, mirëpo Shega tregoi më shumë qetësi dhe durim dhe fitoi ndeshjen me rezultat përfundimtar 3:2.

Në finale Shega dhe Alma luajtën në një ndeshje shume interesante, por Shega tregoi përqendrim maksimal dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0 dhe kështu u shpall fituese e turneut ‘Dita e Flamurit’ për senior në kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Yll Dragidella. Ata zhvilluan ndeshje me plotë pikë atraktive për publikun por në fund lojën e fitoi Kreshniku me rezultat 3:1.

Në gjysmëfinalen tjetër u takuan Fatih Karabaxhaku dhe Murat Kurtullush i cili në 16-ten e finales e befasoi Blend Hajdarin, u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me shumë pikë atraktive. Të dy lojtarët luajtën mjaft mirë, por Fatihu ishte më i etur për fitore dhe kështu ndeshjen e fitoi me rezultat 3:0.

Në finale u takuan dy lojtarët nga ekipi ‘Lidhja e Prizrenit’, Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti. Në setin e parë Kreshniku fitoi bindshëm duke lënë përshtypje se edhe kësaj radhe do të jetë fitues, mirëpo Fatihu ndryshoi lojën duke fituar setin e dytë dhe të tretin. Setin e katërt e fitoi Kreshniku për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe për ta dërguar ndeshjen në setin përcaktues. Në setin e fundit Fatihu ishte shumë i fokusuar dhe me lojë stabile menaxhoi ta fiton setin përcaktues dhe kështu u shpall fitues i turneut ‘Dita e Flamurit’ për senior në kategorinë e meshkujve.

KATEGORIA E MESHKUJVE

• FATIH KARABAXHAKU
• KRESHNIK MAHMUTI
• YLL DRAGIDELLA
• MURAT KURTULLUSH

KATEGORIA E FEMRAVE

• SHEGA HASHANI
• ALMA MEHMETI
• LENË OSMANI
• LEORESA IMERI /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian

Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund

Kosova Times November 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Putin: Këmbimet e të burgosurve me ShBA-në janë të mundshme

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Izraeli do të sulmojë Iranin para 5 nëntorit, do të ketë më shumë sulme
Starmer: Ballkani Perëndimor, `shkolla e vështirë` e sigurisë evropiane
Chashushuli gjeorgjiane (mish viçi)
Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rimarrë Stambollin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?