By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjashtë nxënës dalin para gjyqit për vrasjen e mësuesit francez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjashtë nxënës dalin para gjyqit për vrasjen e mësuesit francez
Rajon / Botë

Gjashtë nxënës dalin para gjyqit për vrasjen e mësuesit francez

Kosova Times
Last updated: 2023/11/27 at 12:57 PM
Kosova Times Published November 27, 2023
Share
SHARE

Gjashtë adoleshentë kanë dalë para gjyqit në Paris më 27 nëntor për rolin e tyre në vrasjen e mësuesit Samuel Paty. Ky është gjyqi i parë, nga dy gjithsej, për rastin që tronditi Francën.

Të dyshuarit arritën në gjykatën për të mitur, thanë burimet për AFP-në. Gjyqi ndaj tyre do të jetë i mbyllur për publikun dhe pritet të zgjasë deri më 8 dhjetor.

Mësuesi 47-vjeçar i historisë dhe gjeografisë ishte therur dhe më pas i ishte prerë koka, afër shkollës së mesme në Konflans-Seint-Honorine, në periferi të Parisit.

Sulmuesi i tij, refugjati çeçen, Abdoullakh Anzorov, 18 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia në vendin e ngjarjes.

I riu vrau Patyn pas mesazheve të shpërndara në rrjetet sociale që thoshin se mësuesi kishte shfaqur gjatë orëve mësimore karikatura të profetit Muhamed të revistës satirike, Charlie Hebdo.

Paty kishte përdorur këtë revistë si pjesë të orës së tij të etikës për të diskutuar për ligjet për liri të shprehjes në Francë, shtet ku blasfemia është e ligjshme dhe karikaturat që përqeshin figurat fetare bëhen për një kohë të gjatë.

Vrasja e tij ndodhi disa javë pasi Charlie Hebdo ripublikoi karikaturat për profetin Muhamed. Fillimisht këto karikatura ishin publikuar më 2015, që nxiti një sulm të islamistëve në zyrat e kësaj reviste, të cilët vranë 12 persona.

Javën e kaluar, mësuesi Dominique Bernard u vra në Aras në veri të Francës nga radikal i ri islamik.

Vrasësi i dyshuar i Bernardit është Mohammed Moguchkov, vjen nga rajoni i Kaukazit Verior të banuar me shumicë myslimane.

Pesë nga adoleshentët që po përballen me gjyq, që ishin 14 ose 15 vjeç në kohën kur u vra Paty, po përballen me akuza penale të komplotit për të shkaktuar dhunë.

Ata akuzohen se e kanë vëzhguar Patyn dhe e kanë identifikuar atë para vrasësit në këmbim të parave.

Adoleshenti i gjashtë, i cili ishte 13 vjeç në kohën e vrasjes, akuzohet për pretendime të rreme pasi ai ka thënë se Paty kishte pyetur nxënësit myslimanë të identifikohen dhe të largohen nga klasa para se të shfaqte karikaturat.

Më vonë gjatë vitit do të nisë edhe gjyqi tjetër për këtë rast ku janë të përfshirë tetë të rritur.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times November 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Të gjithë janë kundër nesh”: Iranianët i brengos ideja e luftës

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Penava: Rezoluta e Malit të Zi është një akt armiqësor
Vëllai i madh vrau vëllanë dhe nusen e vogël dhe hodhi një bombë?
Kurti: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë
KOMF mirëpret miratimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?