By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës
January 11, 2026
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 2.000 raste të dhunës në familje të raportuara gjatë këtij viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rreth 2.000 raste të dhunës në familje të raportuara gjatë këtij viti
Lajme

Rreth 2.000 raste të dhunës në familje të raportuara gjatë këtij viti

Kosova Times
Last updated: 2023/11/27 at 2:54 PM
Kosova Times Published November 27, 2023
Share
SHARE

Që nga janari e deri këtë muaj, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat.

Në Kosovë, më 27 nëntor ka nisur fushta “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”. Në aktivitetin e parë të quajtur “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

“Në kuadër të kësaj fushate kemi paraparë mbi 80 aktivitete në secilën komunë të Republikës sepse e konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të punojmë me të gjithë. Aktiviteti i sotëm ‘Ato janë ne’, është një thirrje për sensibilizim për dhunën mbi baza gjinore dhe dhunës në familje, është një thirrje për policinë, prokurorinë dhe gjykatat që rastet dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje, të mos i injorojnë të mos i neglizhojnë, të mos i paragjykojnë, por të marrin veprime serioze dhe përgjegjësit, pra dhunuesit t’i vendosin para përgjegjësisë penale. Po ashtu është thirrje që qytetarët ku do dhe kur do që janë në dijeni të dhunës, të mos heshtin, por ta ndihmojmë vikimën, edhe viktimat të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës”, tha Haxhiu.

Ajo tha se institucionet po punojnë që t’u ofrojnë ndihmë falas juridike për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Osmani tha se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje është “jashtëzakonisht i dëmshëm” për shoqërinë e Kosovës. Ajo kërkoi nga institucionet që të bëjnë më shumë për të adresuar këto raste dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Në Kosovë ka pasur raste të shumta të dhunës mbi baza gjinore dhe bashkë me ministren e Drejtësisë kemi punuar gjatë këtij viti, që jo vetëm të ashpërsohen dënimet ndaj atyre që kryejnë këto vepra të tmerrshme penale, por që kemi edhe parandalim të këtij krimi. Iu bëjmë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta ngrisin zërin kundër dhunës. Dua t’iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që ta luftojnë patriarkatin, t’iu japin prioritet luftimit të këtij fenomeni dhe të dënojnë kryesit. Një prej prioritet tona duhet të jenë që institucionet të jenë sa më efikase në luftimin e dhunës mbi baza gjinore”, tha presidentja Osmani.

Fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me baza gjinore” do të përfshijë edhe aktivitete vetëdijesuese në shkollat e Kosovës, tha ministrja Nagavci, duke shtuar se nxënësit do të informohen për të drejtat e tyre, por edhe do të informohen që të adresojnë shkeljet.

“Kemi përgatitur dhe shpërndarë informatorë edhe për mësimdhënësit tanë që do të ndihmojë ata në identifikimin e shenjave te nxënësit që mund të kenë përjetuar dhunë, por edhe adresimin e këtyre raste”, tha ajo.

Kosova ka bazë ligjore që synon që të parandalojë dhe të ndëshkojë kryesit e veprave penale që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën mbi baza gjinore. Më 2020, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Konventën e Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por edhe dhunën në familje. Kjo konventë parasheh zero tolerancë ndaj dhunës.

Në Kosovë po ashtu ka disa shtëpi të sigurta që strehojnë gratë që kanë qenë viktimë e dhunës në familje.

Në protesta të shoqërisë civile dhe të qytetarëve, shpesh janë kritikuar institucionet e drejtësisë lidhur me mënyrën se si i trajtojnë rastet e dhunës.

Sipas të dhënave, nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

You Might Also Like

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

Kosova Times November 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina thotë se ka goditur Hekurudhën Trans-Siberiane ikonike të Rusisë

Kosova Times Kosova Times November 15, 2025
Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowdenit
Çfarë po ndërton Rusia në Kaliningrad? Zbulohen antena gjigante dëgjimi
ShBA po kërkojnë Vladislav Osipov për pjesëmarrje në një grup ndërkombëtar të krimit të organizuar
Kryeprokurori i shtetit kërkon plane konkrete të punës dhe më shumë përgjegjësi në raportime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?