Nëntori i festave të mëdha apo muaji i shqiptarëve po kalon me festime madhështore gjithandej shteteve evroperëndimore ku ndodhet mërgata jonë. Secili organizim i mërgatës sonë më i mirë dhe më madhështor sesa tjetri. Diku me mbrëmje festive me yjet e estradës, diku me organizime të larmishme të shoqatave, e diku tjetër me organizime të turnirëve në Futboll të Vogël.
Bashkorganizim i shkëlqyer
Një grup i të rinjve të mërgatës në Provincën Treviso (Itali), në bashkëpunim me ENERGYM Bremas A.S.D., në Candelu e organizuan turnirin në Futboll të Vogël. Ky ishte njëri nga organizimet më brilante dhe më madhështore të mbajtura përgjatë këtyre 10 vjetëve në mërgatën shqiptare në Itali. Për dy ditë rresht, më 25 dhe 26 Nëntor 2023, Palestra e Sporteve në Candelu ishte e stërmbushur me bashkatdhetarë të ardhur nga provinca dhe regjione të pjesës veriore të Italisë.
Të rinjtë që e organizuan këtë aktivitet sportiv nuk janë klub dhe as shoqatë, por janë aktivist e veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilët veprojnë si një trupë e koordinuar për mrekulli, të cilët për disa vite rresht janë duke organizuar turnirë, në të cilat, përveç ekipeve pjesëmarrëse në garën sportive, marrin pjesë me qindra bashkatdhetar, futbolldashës dhe atdhetarë.
Këshilli Organizativ i turnirit: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Florim Zeqa dhe përfaqësuesit e ENERGYM (Sports & Events): Balzano Vincenzo, Minato Nicoletta, Moti Pierantonio funksionuan në koordinim perfekt si një trupë e përbashkët organizative.
Ngjarje e madhe sportive dhe festive
Përgjatë dy ditëve në Palestrën Sportive në Candelu, në një ambient sportiv dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe të turnirit tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.
Turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar.
Më pas, publicisti Florim Zeqa në emër të Këshillit Organizativ (Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi) i përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve në garën për trofeun e çmuar ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.
Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve Edil Buçaj-Nuove Coperture, për të vazhduar tutje me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur më datën 22.11.2023 në Treviso.
Ditën e parë, më 25 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në 6 Grupe, për të vazhduar të dielën më 26 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (12 ekipe), me kualifikime të drejtpërdrejta.
Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Vllaznia (Shkodër) dhe Ardhmëria ishte një finale e madhe dhe e papërsëritshme, me lojë të shkëlqyer dhe 5 gola të shënuar nga të dy ekipet.
Edhe pse me rezultat të ngushtë (3:2) ekipi Vllaznia me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin e madh të 28 Nëntorit.
Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues tejet të merituar, të cilët shkëlqyen në të gjitha ndeshjet me një frymë të lartë sportive dhe sjellje të disiplinuar të lojtarëve në fushë.
Por në fakt, fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan dhe madhështuan festën e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar.
Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turnirët e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siç ishte ky i 28 Nëntorit në Candelu, ku përveç 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellën edhe mbi 500 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte mbi 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.
Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve
Para fillimit të ndeshjes finale, Këshilli Organizativ i nderoj me mirënjohje sponsorët dhe më meritorët e organizimit të Turnirit si në vijim:
-Xhemali Papaj (veprimtarë)
-Antoni Verde
-Roni Bau, me pronarë Mentor Zenelaj nga Gjinoci
-Fratelli Bekteshi me pronarë Shpejtim Bekteshi
-Hotclima
-Autofficina Fratelli Elshani me pronarë Fatmir dhe Faruk Elshani, sponsor dhe mbështetës të rregullt të aktiviteteve të mërgatës shqiptare
-Rramir Group me pronarë Rrahim Krasniqi nga Samadraxha
-Costruzioni AG. SRL
-Edil Kolgeci me pronarë Kujtim Kolgeci
-Ecocoperture me pronarë Ilir Shala
-SV. Costruzioni SRL
-Market Kosova me pronarë Bedri Suka
-Pizzeria Al Volo me pronarë Imer Berisha.
Këshilli Organizativ i Turnirit me mirënjohje i nderoj edhe tre personalitete të veçanta:
-Remzi Bujari (Veteran i sporteve dhe aktivist i mërgatës sonë)
-Jetullah Bytyqi (Veteran i UÇK-së)
-Mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, zotin Arbër Llugaxhiu, pronarë i kompanisë Noli Ponteggi dhe veprimtarë i dalluar i mërgatës sonë në Rovato (Lombardia). Vlen për të theksuar se, Arbër Llugaxhiu, ish futbollist i Ballkanit të Therandës, Lirisë së Prizrenit dhe Dukagjinit të Klinës, është bashkëpunëtor prej dy dekadave i Këshillit Organizativ të turnirëve në Treviso, sponsor dhe mbështetës i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë gjithandej shtetit italian.
Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një kupë golashënuesin e parë, lojtarin më të mirë, portierin më të mirë, si në vijim:
-Golashënuesi i parë: Ramadan Nuha (me 9 gola të shënuar), nga ekipi Stolliqt
-Lojtari më i mirë: Ardian Zhegrova, nga ekipi Ardhmëria
-Portieri më i mirë: Sami Gashi, nga ekipi Edil Sinani. Ja vlen për të theksuar se, veterani i futbollit, z. Sami Gashi ishte lojtar i Dukagjinit të Klinës, Besës së Pejës dhe Prishtinës.
Pa dyshim, momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte nderimi me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për vendet e para:
-Vendi i tretë, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit Stolliqt
-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Ardhmëria
-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Vllaznia.
Kur jemi në këtë segment, duhet falënderuar referët profesionist: Ivan Alburnio, Girardi Nereo dhe Tribelli Marco të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.
Vlenë për të përshëndetur kontributin e dy bashkatdhetarëve: Isuf Ademi në ndarjen e ekipeve në grupe dhe hedhjen e shorteve si dhe të djaloshit entuziast Malsor Gegaj për angazhimin dy ditor në mirëmbajtjen e turnirit.
Por nuk ishin vetëm këta, ishte një Staf i zgjeruar i bashkëpunëtorëve në krye me veteranin e futbollit, Ram Zeqa dhe shumë të tjerë që kontribuuan në mbarëvajtjen e turnirit.
Po ashtu krejt në fund duhet veçuar edhe kontributin e DJ-ALBI, i cili na e mundësoj zërimin dhe na dhurojë momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndryshme të trojeve tona etnike.
Florim ZEQA