By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Amerikë, stuhia dimërore kërcënon 160 milionë njerëz
January 23, 2026
Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë
January 23, 2026
100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata ruse e shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata ruse e shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT
Rajon / Botë

Gjykata ruse e shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 6:05 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur “ekstremiste” lëvizjen LGBT, një vendim i cili, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, do t’ia mundësojë vendit t’i luftojë edhe më shumë homoseksualët dhe transgjinorët.

Pas një seance me dyer të mbyllura, gjykata tha më 30 nëntor se e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ta quajtur ekstremiste “lëvizjen ndërkombëtare LGBT”, duke ia ndaluar aktivitetet në Rusi.

Grupet ruse për të drejtat e njeriut i kishin kërkuar gjykatës ta hidhte poshtë kërkesën e Ministrisë, duke thënë se “është e pamundur ta quash një grup njerëzish ‘lëvizje shoqërore’ thjesht sepse ata i takojnë një grupi shoqëror, apo sepse ata janë të bashkuar nga disa karakteristika personale”.

Ky vendim është më i fundit në një sërë vendimesh kundër të drejtave të LGBT-së në Rusi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e vazhdoi një ligj të vitit 2013, i cili e ndalon përhapjen e “propagandës homoseksuale” tek fëmijët, përfshirë tek njerëzit e të gjitha moshave.

“Ky vendi i turpshëm dhe absurd përfaqëson një front të ri në fushatën e autoriteteve ruse kundër komunitetit LGBTI”, tha Marie Struthers, drejtoreshë për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në Amnesty International.

“Vendimi rrezikon të ketë për pasojë ndalimin e të gjitha organizatave LGBTI, me shkelje shumë më të mëdha të lirisë së shprehjes dhe grumbullimit të lirë dhe paqësor, si dhe të të drejtës për të mos qenë i diskriminuar. Do të ketë ndikim ndaj shumë njerëzve”, shtoi ajo.

Ligji rus ua ndalon qytetarëve dhe organizatat t’i mbështesin apo promovojnë organizatat ekstremiste, përfshirë shpalosjen e simboleve të tyre online. Ndëshkimet nisin nga gjoba deri te dënimi me burg.

Ekspertët thonë se Putini po i sulmon LGBT dhe minoritetet e tjera për ta kënaqur bazën e vet konservatore para zgjedhjeve presidenciale në mars.

You Might Also Like

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta

Gjendje e jashtëzakonshme në Amerikë, stuhia dimërore kërcënon 160 milionë njerëz

Deputetët në Maqedoninë e Veriut votuan Ligjin për Kundërvajtje

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku kujton viktimat e 11 shtatorit: Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me SHBA-në

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Arrestohet një person për kanosje ndaj policit në Rahovec
Raketat ruse godasin Poloninë, shtet anëtar i NATO-s, vranë dy persona
Manovrat ligjore të BE-së për t’i mbajtur figurat ruse në listën e zezë
Çfarë janë arepat?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?