By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KPK zgjodhi Drejtorin e Sekretariatit dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KPK zgjodhi Drejtorin e Sekretariatit dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë
Lajme

KPK zgjodhi Drejtorin e Sekretariatit dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 7:53 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, mbajti takimin e 237-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të paraparë të ditës.

Pas prezantimeve dhe diskutimeve të zhvilluara në takimin e sotëm, KPK zgjodhi z.Sami Istrefin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së (SKPK) dhe znj.Arta Kelmendi në pozitën e Drejtoreshës së Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë (NjShPP).

KPK-ja themeloi Panelin Hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe aprovoi Plotësimin dhe Ndryshimin e Vendimit të KPK-së, të datës 13 tetor 2023, lidhur me tejkalimin nga 1% në kuotën 2.05 % për pagesa të kujdestarisë së prokurorëve.

Gjithashtu, KPK aprovoi rekomandimin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për zgjatjen e trajnimit fillestar për dy prokurore, të cilat kanë qenë në pushim të lehonisë dhe aprovoi kërkesën e Komisionit për Administrimin e Prokurorive për themelimin e grupit punues të përdoruesve për sistemin prokurorial në kuadër të projektit të Sistemit Menaxhues Informativ të Lëndëve (SMIL).

Anëtarët e Këshillit miratuan Raportin e Komisionit për Rishqyrtim për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe trajtuan kundërshtimet përkatëse, me ç’rast aprovuan pjesërisht të njëjtat dhe miratuan rekomandimin e këtij komisioni që kjo çështje të kthehet tek Paneli Vlerësues për rishikim.

Po në këtë takim, KPK miratoi Raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve për procesin e avancimit të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe trajtoi kundërshtimet e paraqitura, me ç’rast në Prokurorinë e Apelit janë avancuar znj.Sebahate Sinani nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, z.Ilaz Beqiri nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe znj.Nazan Shero nga Prokuroria Themelore në Prizren.

KPK miratoi edhe Raportin për Vlerësimin e Performancës së njëmbëdhjetë prokurorëve me mandat të përhershëm, si dhe mbajti një seancë dëgjimore disiplinore për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kurse vendimi do të nxjerrët siç parashihet me Ligj.

Këshilli përditësoi listën e prokurorëve me anëtarë të rinj që shërbejnë në panelet hetimore për shkak të skadimit të mandatit të anëtarëve të mëparshëm, kurse në përfundim të takimit miratoi edhe njoftimin për pensionimin e dy prokurorëve gjatë muajit dhjetor 2023 dhe mori vendim për të dërguar propozimet tek Presidentja e vendit për t’i liruar nga detyra me rastin e arritjes së moshës së pensionimit të tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Musk ulet pranë Trump, i cili i zgjat dorën

Kosova Times Kosova Times September 22, 2025
A duam shtet ligjor, apo kanunor?!
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët me katër seanca
Vuçiq pas takimit me Kurtin: “Takim i vështirë”. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”
Një pjesë e një ndërtese banimi pesëkatëshe u shemb në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?