By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Industria e Drurit, sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti: Industria e Drurit, sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Lajme

Kurti: Industria e Drurit, sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 1:23 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konventën e 6-të të Industrisë së Drurit.

Duke e konsideruar këtë si njërin nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, kryeministri tha se ajo ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuuar edhe në thellimin e lidhjeve me nënsektorët e tjerë, si për shembull, tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi.

Para të pranishmëve, ai tha se ndihet i lumtur që sot po flasim pikërisht për këtë sektor që krijon vende pune dhe është një shtytës i zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor.

“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ka kontribuuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se eksportet totale për dyer, dritare, mobilieri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara, në dy vitet e fundit, 2021 e 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023, janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 presim te janë rreth 600 milionë euro.

Eksporti i mallrave, siç tha kryeministri, ka arritur për herë të parë vlerën prej 920 milionë eurove në vitin që shkoj, pra 2022, dyfish më shumë se dy vite më parë. Ndërsa, rekordi eksportit të shërbimeve ka arritur vlerën prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% rritje nga viti 2020, që vetëm pjesërisht shpjegohet me vitin e pandemisë pa vaksina.

Si rezultat raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Investimet e huaja po ashtu janë dyfishuar. Për herë të parë ato kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021, kurse 101% rritje nga viti 2020 e 138% rritje nga viti 2019 si vit para pandemik.

Më tej, kryeministri Kurti tha se përpunimi i drurit dhe i mobilëve sipas analizave të përformancës së industrisë në vendin tonë, në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor “Yll në rritje”, kontribuon në 12% bilancin tregtar, duke qenë ndër të rrallët nënsektor që kanë kontribut pozitiv në uljen e deficitit tregtar.

Në fund ai nënvizoi rëndësinë e arsimit dual, aftësimit profesional që lidh shkollimin me tregun, pra shkollimin profesional me tregun e punës, po përgatisim fuqinë punëtore për kërkesat dhe nevojat e tregut.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga përpjekjet tona më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë, sepse përveçse siguron punësim e rritë produktivitetin e sektorit privat, ofron dhe përplotësim profesional që ne besojmë se do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit, edhe në rritjen e cilësisë përbrenda punësimit, edhe në uljen e migrimit për arsye profesionale” tha kryeministri.

Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u shpreh se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, duke veçuar se njëri ndër ta është pikërisht industria e drurit, e cila ka arritur shifra të suksesshme në eksport, siç përmendi edhe vetë kryeministri.

Ajo tha se është e lumtur që ndau me të pranishmit Raportin e Progresit të Unionit Evropian, që falë punës dhe kontributit në hartimin e politikave industriale, tregtare dhe të tjera, është arritur që si Ministri të dalin me shumë sukses në 16 ligje dhe 39 udhëzime administrative në përputhje me parimet dhe standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së, duke sjell reforma strukturore në përmirësimin e ambientit për zhvillimin e biznesit, klimën e investimeve dhe mbrojtjen e konkurrencës, reformën e mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, turizmit e qëndrueshëm dhe vizion të qartë për industrinë e drurit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova mundet nga Irlanda

Kosova Times Kosova Times November 24, 2024
Fotoja e parë e Princeshës së Uellsit: Kate Middleton pas operacionit të janarit (FOTO)
Profesori amerikan paralajmëron: Kosova në rrezik, mund të hapet front i ri
Borrell për REL: Nuk duam një Luftë të Tretë Botërore
Haradinaj: Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?