By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A ishte manipuluar fitorja e Miss Universe? Anëtarja e jurisë vë në dyshim votimin: Kjo është fituesja ime
November 22, 2025
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë
November 22, 2025
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
November 22, 2025
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus
November 22, 2025
Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Rajon / Botë

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 1:02 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka njoftuar se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës.

Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë kontrabandistët e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

“Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e emigrantëve të parregullt në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Policia serbe në fund të tetorit të vitit 2023 i intensifikoi veprimet pas të shtënave në qytetin Horgosh në kufi me Hungarinë, ku mbetën të vrarë tre emigrantë dhe u plagos një tjetër.

Kjo ngjarje ndodhi pas njoftimeve pothuajse të përditshme të policisë për kryerjen e kontrolleve në lokacione të ndryshme, për sekuestrim të armëve dhe municioneve dhe për “zhvendosjen” e qindra personave nga kampet jozyrtare drejt Qendrave të Pritjes së Komisariatit të Serbisë për Refugjatët.

Raportimet për dhunë dhe konflikte të armatosura midis grupeve të kontrabandës në veri të Serbisë janë bërë më të shpeshta që nga vera e vitit 2022 dhe aktivistët kanë paralajmëruar se refugjatët janë viktima si të kontrabandistëve, ashtu edhe të bastisjeve të policisë dhe organizatave të ekstremit të djathtë.

Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e refugjatëve, sipas raporteve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare (FRONTEX).

Sipas vlerësimeve të Qendrës joqeveritare për Ndihmën e Emigrantëve dhe Azilkërkuesve, aktualisht në Serbi janë rreth 5.000 refugjatë.

Sipas raportit të Komisariatit shtetëror për Refugjatët nga shtatori, në 16 kampe shtetërore janë strehuar rreth 2.300 persona, kryesisht nga Afganistani, Siria, Maroku dhe Pakistani.

You Might Also Like

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë

Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur

Udhëheqësi i tifozëve të Partizanit vritet në Beogradin e Ri

WaPo: Nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë një vit

Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë në Zvicër mbi planin e paqes

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Kosova Times Kosova Times July 2, 2025
Policia: Bllokimi në Merdare është i kundërligjshëm
NATO dënon përpjekjet ruso-koreane për të përshkallëzuar luftën kundër Ukrainës
Borrell: Aktet e dhunshme të papranueshme, të shtensionohet situata
Arrestohet trafikuesi i narkotikëve dhe konfiskohen mbi 33kg marihuanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?