By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit, sipas ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit, sipas ShBA-së
Rajon / Botë

Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit, sipas ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2023/12/01 at 4:47 PM
Kosova Times Published December 1, 2023
Share
SHARE

Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e rekrutimit të terroristëve, financimit dhe komploteve nëpër Afrikë, Azi, Evropë dhe në të dyja Amerikat, tha Departamenti amerikan i Shtetit raportin e tij për terrorizmin 2022, i cili u publikua më 1 dhjetor.

Në Lindjen e Mesme, Irani e vazhdoi mbështetjen për Hezbollahun, një grup i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më 1997, thuhet në raport, i cili shton se Teherani i dha armë Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze të cilësuara si terroriste nga ShBA-ja.

“Këto grupe ishin përgjegjëse për sulme të shumta vdekjeprurëse që kishin zanafillën në Rripin e Gazën dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në raport.

Teherani i ka përkrahur edhe grupet ekstremiste në Bahrejn, Irak dhe Siri, përmes Forcës Quds të Gardës Revolucionare të Iranit(IRGC-QF), për të ofruar mbështetje për organizatat terroriste me qëllim që të krijojnë trazira në rajon, sipas raportit.

Irani vazhdimisht ka nxitur dhe komplotuar sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë kundër ish-zyrtarëve amerikanë, si hakmarrje për vdekjen e komandantit të Forcave Quds, Qasem Soleimani në janar 2020.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha më 2022 se e kishte parandaluar një komplot të udhëhequr nga IRGC-QF për ta vrarë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, dhe e kishte arrestuar një iranian të akuzuar për komplotin.

Sipas raportit, në Afganistanin e sunduar nga talibanët, anëtarët e Al-Qaeda, grupit të Shtetit Islamik, dhe grupet terroriste rajonale ishin aktive edhe në vitin 2022, megjithëse talibanët ishin përkushtuar për të mos i lejuar ekstremistët ta përdornin vendin e tyre për të kryer sulme kundër shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, pas tërheqjes së forcave amerikanë në gusht 2021.

Raporti përmend se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur ende nëse do t’i njohin talibanët apo entitetet e tjera si qeveri të Afganistanit”, dhe thotë se talibanët e strehuan një lider të Al-Qaeda, Ayman al-Zawahri, në Kabul, para se ai të vritej nga një sulm ajror amerikan në korrik të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times December 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Presidenti i Shqipërisë telefonon Osmanin: Mbështetesim hetimin e plotë të aktit terrorist në Ibër-Lepenc

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Pse përfundoi Ballkani i Hapur dhe çfarë prodhoi?
Inspektorati Qendror i Punës hap zyrën në Komunën e Zveçanit
Axhenda nderkombetare
Në Ditën Botërore të Ujit, 50 OJQ i shkruajnë Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?