By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
June 7, 2025
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
June 7, 2025
DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës
June 7, 2025
Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë
June 7, 2025
Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Rajon / Botë

Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/12/01 at 2:14 PM
Kosova Times Published December 1, 2023
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit.

“Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit”, u shpreh Lavrov.

Pretendimet ruse se Perëndimi po fajëson Moskën për problemet në Ballkan, vijnë në kohën kur Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar – ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më 15 nëntor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Bashkimi Evropian më pas tha se ndan shqetësimet me Zelenskyn. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit i thanë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

Edhe zyrtarët në Kosovë kanë shprehur shqetësim për rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në nëntor se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e BE-së”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Kosova, sipas një raporti të publikuar së fundi nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

Por, gjatë adresimit në Shkup, Lavrov tha se ai inkurajon “grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të shmangin ambiciet nacionaliste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që të mos i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës – vetëm, siç tha ai, për të përmbushur disa ambicie perëndimore.

Kryediplomati rus po ashtu akuzoi Perëndimin për kontestin që ka Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lidhur me identitetin, duke thënë se “maqedonasit duhet të jetë të barabartë në kontinentin e përbashkët”.

“OSBE-ja ka degraduar”

Teksa më 1 dhjetor po zhvillohet dita e dytë e samitit të OSBE-së, kryediplomati rus tha kjo organizatë është “degraduar” në të gjitha dimensionet kyçe të funksionimit të saj.

Ai tha se “OSBE-ja është shkatërruar dhe liderët perëndimorë që nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre”.

Por, vendimmarrja në këtë organizatë shpesh është bllokuar nga vetot ruse, përfshirë edhe për buxhetin e OSBE-së.

Lavrovit iu mundësua pjesëmarrja në këtë samit të OSBE-së, pasi paraprakisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria hoqën përkohësisht sanksionet ndaj fluturimeve ruse. Por, në fund, Lavrov u desh të fluturojë mbi Turqi dhe Greqi, pasi Bullgaria mbylli hapësirën ajrore për avionin e kryediplomatit rus, për shkak se në bord gjendeshin persona të sanksionuar nga BE-ja.

Pjesëmarrja e tij në këtë samit nxiti bojkotin e Ukrainës, shteteve të Baltikut. Po ashtu, për të shmangur qëndrimin në të njëjtin samit me të, kryediplomati amerikan, Antony Blinken, dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, morën pjesë në një darkë joformale të OSBE-së në Shkup të mërkurën dhe më pas u larguan nga Maqedonia e Veriut para se samiti të niste zyrtarisht punimet.

Lavrov tha se darka joformale ishte organizuar qëllimisht para se ai të mbërrinte në Shkup.

“Janë munduar me foto nga darka të më paraqesin si të izoluar këtu në Shkup. Por, unë kam pasur një darkë të mrekullueshme me verëra dhe gatime maqedonase dhe kam qenë i pranishëm në hapjen zyrtare të takimit të OSBE-së në mëngjes. Dhe nuk kishte njerëz nga Ukraina dhe shtetet Baltike, as Blinken dhe [ministri i Jashtëm britanik, David]Cameron, as Borrell. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte”, tha Lavrov.

Ndryshe, në ditën e dytë dhe përmbyllëse të samitit, anëtarët e OSBE-së do të konfirmojnë vendimin që Malta të jetë kryesuese e organizatës në vitin 2024.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times December 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump shkarkoi drejtorin e shërbimit të inteligjencës NSA dhe komandantin e Komandës Kibernetike të Ushtrisë Amerikane

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
SHBA do të dërgojë në Ukrainë raketa dhe municione me vlerë 350 milionë dollarë
Itali, prokuroria kërkon gjashtë vite burg për Matteo Salvinin
Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse behet se nuk e kupton pse iu ndalua hyrja në vendet evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?