By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?
May 18, 2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nivel alarmant i pasigurisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nivel alarmant i pasigurisë!
Opinion

Nivel alarmant i pasigurisë!

Kosova Times
Last updated: 2023/12/01 at 9:38 AM
Kosova Times Published December 1, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës më bëri përshtypje lulja me ngjyrë të portokalltë në kostumet e deputetëve, e vënë në shenjë të muajit kundër dhunës gjinore!

Bazuar në këtë simbolikë, krijohet përshtypja sikur ne jemi vendi më i lirë dhe më i avancuar në botë, por fatkeqësisht realiteti po na e thotë të kundërtën!

Jeta e njeriut në Kosovë kushton më pak se 50 cent

Edhe pse nuk ka instrument për matjen e çmimit të lirisë, tashmë të gjithë e kemi kuptuar se liria është shumë e shtrenjtë për ta fituar, por akoma më e vështirë për ta mbajtur atë!

Po ashtu e kemi kuptuar se varësisht nga çmimi, e kemi edhe kualitetin e lirisë.

Por akoma nuk e kemi kuptuar, cili është çmimi i jetës së njeriut në Kosovë 24 vjet pas çlirimit!

Ajo çka është më shqetësuese për secilin që jeton në Kosovë, sigurinë e qytetarëve asnjëherë nuk e kemi pasur në nivel kaq të ulët!

Niveli alarmant i pasigurisë së jetës së qytetarëve, është bërë tema më e diskutueshme e përgjatë vjetëve, muajve dhe ditëve të fundit!

Prandaj, (pa) siguria e qytetarëve është tema më e diskutueshme edhe gjatë këtyre ditëve.

Nëse shikohet nga këndvështrimi i numrit (të madh) të vrasjeve përgjatë muajve dhe ditëve të fundit, ku afërsisht në çdo të dytën javë ndodhë një vrasje në Kosovë, atëherë këtu kemi një s’përputhje enorme të “çmimit” aktual me vlerën reale të jetës së njeriut në rrethana normale.

Kjo po ndodhë si rezultat i mosndëshkimit të vrasësve, si pasojë e moszbulimit të rasteve nga ana e organeve kompetente të drejtësisë.

Sikur jemi mësuar të dëgjojmë në vijimësi konstatimet e organeve të rendit; “hetimet vazhdojnë”, për të mos u zbardhur asnjëherë rastet e vrasjeve!

Refreni “hetimet vazhdojnë”, është bërë fyes dhe irritues për qytetarët e pambrojtur të vendit tonë.

Përderisa vrasjet misterioze nuk zbulohen kurrë, vrasjet “ashiqare” dënohen në mënyrë simbolike ose nuk dënohen fare!

Kështu, kostoja e vetme që vrasësit paguajnë mbetën plumbat e harxhuar në trupin e njeriut.

Kjo i bie, varësisht prej rrethanave të ekzekutimit, vrasësi mund të shpenzoj minimum 0.50 cent, aq sa kushton një projektil (plumb) në tregun e “lirë” të shitblerjes së armëve dhe municioneve në Kosovë.

Kaq kushton sot jeta e një njeriu në Kosovë, në vendin e “lirë dhe demokratik”!

Kthimi në ligjet e vjetra kanunore

Një situatë e pasigurisë së jetës së njeriut në Kosovë, qytetarët e vendit i ka detyruar që t’iu kthehen ligjeve të vjetra kanunore dhe masave tjera alternative mbrojtëse.

Mosfunksionimi i aparatit shtetëror, ligjeve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, ka ndikuar në rritjen e numrit të vrasjeve, ku si pasojë, kemi rikthimin e hakmarrjes (gjakmarrjes), dukuri tepër shqetësuese dhe e përhapur në vendin tonë.

Mungesa e sigurisë në vend, qytetarët e varfër të këtij vendi, i ka detyruar që krahas sigurimit të kafshatës së gojës, të sigurojnë edhe një mjet mbrojtës (armë) për familjet e tyre, ngase shteti nuk po është në gjendje të siguroj qytetarët!

Kjo ka bërë të rritet numri i armëmbajtjeve pa leje, të cilat për pasojë kanë rritjen enorme të vrasjeve në Kosovë.

Një situatë e tillë duhet të jetë shqetësim për të gjithë, por në radhë të parë për mekanizmat e sigurisë, të cilët janë të obliguar ta bëjnë sigurinë e qytetarëve.

Nëse nuk merren urgjentisht masa në përmirësimin e aspektit të sigurisë në vendin tonë, atëherë situata mund të bëhet edhe më alarmante.

Kështu siç është kapur drejtësia nga klasa e papërgjegjshme politike, nesër mund të kapet shteti nga vrasësit dhe kriminelët.

Kur do që të ndodhë kjo, atëherë nuk do të flitet më për koston e jetës, por për koston e ikjes nga Kosova!

Vrasja e nënës së re në Prishtinë, alarm i kuq për Qeverinë

Pothuajse nuk kalon një ditë e vetme pa ndodhur një dhunë, një vjedhje, një plaçkitje apo vrasje në Kosovë! Jemi kthyer nga një shoqëri e kulturuar në një shoqëri të dhunshme dhe kriminale.

E kur krijohet perceptimi i qytetarëve që shteti është jofunksional, trimërohen hajdutët, banditët dhe kriminelët, gjë e cila ndikon në rritjen e kriminalitetit dhe shtimin e pasigurisë së qytetarëve. Rastet e fundit, njëri në Suharekë në pikë të ditës dhe rastet e natës së parmbrëmshme në Prishtinë, ku brenda një ore ndodhen dy vrasje, janë tepër shqetësuese për qytetarët e pambrojtur.

Është pak më tepër se shqetësuese ajo çfarë është duke ndodhur në vendin tonë dhe këto duhet të jenë alarm i kuq për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e sigurisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, për të parandaluar dukurinë e vrasjeve, vjedhjeve dhe plaçkitjeve, dhunës gjinore dhe shoqërore në përgjithësi.

Nuk është e mirë, por do të ishte e keqja më e vogël sikur të kishim vetëm dhunë në baza gjinore. Pasi, dhuna e gjinisë së njëjtë apo asaj mashkullore është në nivelet më alarmante në këto vjetët e fundit.

E quajta dhunë mashkullore, për faktin se ata që shkaktojnë dhunë dhe vrasje për motive të ulëta nuk janë burra dhe as nuk janë trima. Pasi një revole e futur në bel, është një djall në trupin e njeriut, i cili i ngacmon shqisat më negative në shpirtin e njeriut.

Për çfarë sigurie bëhet fjalë, kur njerëzit vriten dhe grabiten në shtëpitë e tyre, vriten në vendin e punës dhe biznesin e tyre, vriten në rrugë dhe sheshe, vriten në spitale, vriten në institucione dhe vendet e sigurisë së lartë (burgje) apo në dorën e shtetit! Në shtetin ku drejtësinë e ndan “Maliqi” dhe jo Ligji, atëherë drejtësinë e merr në dorë djalli dhe keqbërësi, ndërsa për njerëzit e ndershëm shteti nuk mbetet më vend për të jetuar!

You Might Also Like

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Kosova Times December 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundojnë takimet në Bruksel

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Stjuardesa ndoqi pilotin: U konstatua se ishte e çmendur, u ndalua
Serbia me dy evidenca të votuesve në Kosovë
Në Prizren protestohet kundër Dokufestit
Ministrat e BE-së diskutojnë për Malin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?