By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris skicon vizionin e ShBA-së për Gazën, pas konfliktit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Harris skicon vizionin e ShBA-së për Gazën, pas konfliktit
Rajon / Botë

Harris skicon vizionin e ShBA-së për Gazën, pas konfliktit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/02 at 7:59 PM
Kosova Times Published December 2, 2023
Share
SHARE

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti Izrael-Hamas, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës.

Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që po mbahet në Dubai, me kërkesë të presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ai mbetet i fokusuar në luftën Izrael-Hamas.

Në bisedimet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi of Egypt, Harris ka thënë se “nën asnjë rrethanë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë rilokim të sforcuar të palestinezëve nga Gaza apo Bregu Perëndimor, apo rishkrim të kufijve të Gazës”, ka thënë Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.

Ajo ka thënë, po ashtu, se pasi të përfundojë lufta, përpjekjet për rindërtim duhet të jenë në kontekst të “një vizioni të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të udhëhequr prej një Autoriteti të ringjallur Palestinez, që do ta ketë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shteteve në rajon”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

“Nënpresidentja e ka bërë të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Gazën, e cila është e paqëndrueshme për sigurinë e Izraelit, për sigurinë e popullit palestinez dhe sigurinë rajonale”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Autoriteti Palestinez, i përkrahur prej Perëndimit, udhëheq disa pjesë të Bregut Perëndimor.

Hamasi e ka marrë kontrollin e Gazës më 2007, prej presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmouad Abbas – i cili vjen prej partisë Fatah – dhe e drejton enklavën qysh atëherë.

Izraeli është duke kryer bombardime vdekjeprurëse në Gazë, për të dytën ditë me radhë, pas një jave të armëpushimit me Hamasin, pavarësisht thirrjeve për zgjatje të kësaj mase.

Përgjatë një sulmi të pashembullt më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit kanë hyrë në Izrael, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i kanë kidnapuar rreth 240 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Hamasin dhe si përgjigje ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore.

Sipas autoriteteve palestineze, si pasojë e sulmeve janë vrarë mbi 15.000 palestinezë në Gazë.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times December 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Knaus: Beogradi nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
Fitorja e dytë për Borën, fitoi dramën ndaj Bashkimit
Huthët sulmojnë një anije që ishte nisur drejt Iranit
Dështon lëshimi i satelitit të Koresë së Veriut, raketa bie në det
Kasanof, i përkushtuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?