By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake
January 28, 2026
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg për korrupsion
January 28, 2026
Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë
January 28, 2026
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika e çimentos nuk ndërtohet në Klinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika e çimentos nuk ndërtohet në Klinë
Lajme

Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika e çimentos nuk ndërtohet në Klinë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 8:54 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komunën e Klinës në Kosovë, Veton Raci thotë për Zërin e Amerikës, se banorët e zonës nuk do të ndalen derisa të jenë të sigurt që kjo fabrikë nuk do të ndërtohet. Kompania Wallingford International Kosova ka që në vitin 2019 që synon ta ndërtojë fabrikën në fshatin Dollc, por aktivistë si zoti Raci dhe banorë të zonës, duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve, thonë se do të shkaktonte një dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, zoti Raci tha se shpreson që ashtu si një Gjykatë Themelore, edhe Gjykata e Apelit të vendosë kundër ndërtimit të saj.

Zoti Raci thotë se banorët Klinës që kanë vite që e kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës, kanë të drejtë.

“Shqetësimet e banorëve janë për ndikimin në jetën e tyre përmes pasojave që do të shkaktonte ndikimi i fabrikës së çimentos në ambjent, në burimet, në ajër dhe në të gjitha këto që janë elementare për vazhdimin e jetës së tyre aty ku jetojnë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se reagimi i banorëve bazohet edhe në vlerësimin e ekspertëve të cilët kanë detajuar pasojat negative me të cilat do të përballeshin banorët e Klinës dhe qytetarëve përreth nëse do të ndërtohej fabrika e çimentos.

Në vitin 2019, në fshatin Dollc të komunës së Klinës në Kosovën qendrore, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit =, kompania Wallingford International Kosova filloi përpjekjet për të ndërtuar një fabrike çimentoje, duke nxitur reagimin e ashpër të banorëve për ndërtimin e një fabrike të çimentos në komunën e Klinës,. Banorët e zonave përreth, të cilët kanë kundërshtuar në vazhdimësi idenë e ndërtimit të kësaj fabrike për shkak të shqetësimeve mbi pasojat e saj në mjedis, thonë se janë të lehtësuar pas vendimit të gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi kundër planeve për ndërtimin e fabrikës, për shkak të kundërshtimeve por edhe për probleme në procedura. Por kompania e ka dërguar çështjen në Apel. Zoti Raci thotë se shpreson që edhe Apeli të japë të njëjtin vendim, pasi faktet nuk kanë ndryshuar.

“Edhe pse është bërë padia nga operatori ekonomik, procesi do të duhet të përfundonte ashtu siç ka vendosur Gjykata Themelore, pa u dashur të predikojmë vendimin përfundimtar, por faktet reale, praktike janë të tilla që procesi duhet të përfundojë në favor të vendimit që u nxor në Asamblenë Komunale të Klinës”, thotë ai.

Kompania Wallingford International Kosovo ka thënë në të kaluarën se me pengesat ndaj ndërtimit të fabrikës, u mohohen miliona banorëve dhe se ajo do të ndërtohej me teknologji të gjelbër. Por zoti Raci thotë se këto pretendime nuk i përgjigjen realitetit.

“Nëse shohim planin që ka dorëzuar në komunë kur ka aplikuar për lejen ndërtimore, shohim se aty parashikohet të ndërtohet një depo prej mbi 10 mijë metra katrorë, në të cilën do të deponohej thëngjilli, i cili shërben për djegien e klinkerit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm djegia e thëngjillit për të arritur qëllime të tjera operative shkakton ndotje, e lëre më faktorë të tjerë, grimca të cilat nuk shihen, të cilat më mirë i sqarojnë ambientalistët”, thotë ai.

“Nuk na duhet asnjë zhvillim ekonomik kur ne do të dëmtonim jetët tona. Ajo që do të ofrohej do të jetë shumë më pak në krahasim me atë që do të shkatërrohet”, thotë zoti Raci për Zërin e Amerikës.

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Oda Amerikane bën thirrje për respektimin e sundimit të ligjit

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Iran: Rritet zemërimi pas dyshimeve për sulm seksual të policisë ndaj një gruaje
“Larg normalizimit” – Veriu pas tërheqjes së gjysmës së policisë
Man City-Real Madrid, ja çfarë thonë statistikat
Ermal Krasniqi: Ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?