By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli zgjeron urdhrat për evakuim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli zgjeron urdhrat për evakuim në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli zgjeron urdhrat për evakuim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 11:49 AM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka urdhëruar të dielën që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis, të evakuohen, teksa vazhdon ofensivën tokësore dhe ajrore.

Sipas ushtrisë, në gjysmën e dytë të jugut të Gazës fshihen liderë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hamasi udhëheq Gazën prej vitit 2007.

Në zonat rreth Han Junisit dhe Rafahut, është raportuar për bombardime intensive në orët e fundit.

Pjesa më e madhe e 2.3 milionë banorëve të Gazës, janë duke u strehuar në jug, pasi Izraeli u ka kërkuar atyre të largohen prej zonës veriore, qysh në ditët e para të nisjes së luftës, tashmë dymujore.

Me rikthim të luftimeve, janë shuar shpresat për vazhdim të një ndonjë armëpushimi të përkohshëm.

Një pauzë njëjavore në luftime, që ka skaduar të premten, ka mundësuar lirimin e shumë pengjeve të marra nga Hamasi në Izrael, si dhe me lirimin e shumë palestinezëve prej burgjeve izraelite.

“Ne do ta vazhdojmë luftën derisa t’i arrijmë qëllimet tona, dhe është e pamundshme të arrijmë qëllimet tona pa një operacion tokësor”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Të dielën, ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve në dhe rreth Han Junisit, që të zhvendosen për sigurinë e tyre.

Banorët kanë thënë se ushtria izraelite ka hedhur prej ajrit letra me mesazhet: Han Junisi është zonë e rrezikshme e luftimeve.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto zona, që u është thënë banorëve të largohen, përbëjnë rreth një të katërtën e territorit të Gazës.

Sipas tyre, në ato zona kanë banuar rreth 800.000 njerëz, para luftës.

Para rinisjes së luftimeve, Shtetet e Bashkuara, aleatet më të ngushta të Izraelit, e kanë paralajmëruar këtë shtet që të shmangë zhvendosjet masive.

Autoritetet në Gazë kanë thënë se prej ditës kur ka nisur lufta, më 7 tetor, mbi 15.200 njerëz janë vrarë, si pasojë e sulmeve izraelite.

Izraeli deklaron vazhdimisht se shënjestron militantë të Hamasit dhe u vë fajin atyre për vrasjet e civilëve, duke thënë se ata po fshihen në lagje të banueshme.

Izraeli ka thënë se të paktën 78 ushtarë të saj janë vrarë, prej nisjes së ofensivës në Gazë.

Lufta është nxitur pas sulmeve të Hamasit, më 7 tetor, në tokën izraelite, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

Rreth 240 persona tjerë janë marrë peng.

Rinisja e luftimeve ka rritur shqetësimet për 137 pengje që janë ende në duart e Hamasit.

Shumica e tyre besohet se janë gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përse gazi natyror nga Rusia ende rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës?

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Pensionistët që kontribuuan pas luftës, përfundojnë me pensionin e moshës
E vendosur në Mesdhe: Ky është qyteti më me diell në Evropë
Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Horoskopi ditor per 21 prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?