By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se pret fazë të re të vështirë në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli thotë se pret fazë të re të vështirë në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli thotë se pret fazë të re të vështirë në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 1:26 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës së tij në Gazë, por është i hapur për “këshilla konstruktive” për reduktimin e dëmeve ndaj civilëve, për aq kohë sa sugjerimet janë në përputhje me objektivin e tij për shkatërrimin e grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka thënë një zëdhënës i qeverisë izraelite, të martën.

“Ne po vazhdojmë me fazën e dytë tani. Një fazë e dytë që do të jetë e vështirë ushtarakisht”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi Eylon Levy, raporton Reuters.

Forcat izraelite kanë nisur të veprojnë në zonën jugore të Rripit të Gazës, ku popullsia është rritur për rreth 1 milion refugjatë nga zonat veriore, ndërsa Izraeli është përballur me trysni të madhe ndërkombëtare, përfshirë nga Uashingtoni, për të kufizuar viktimat civile.

“Ne, sigurisht, do t’i përmendim këshillat konstruktive që do t’i marrim, këshillat serioze për strategji ushtarake për mënyrën e shënjimit të Hamasit, duke minimizuar dëmet ndaj civilëve”, ka thënë Levy.

Por, ai ka shtuar se këshillat duhet të jenë në përputhje me objektivin e Izraelit për shkatërrimin e grupit ekstremist palestinez.

“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë për shkatërrimin e Hamasit… Shtetet e Bashkuara janë të pajtimit të plotë me ne sa i përket objektivave strategjike të kësaj lufte, dhe se kjo luftë nuk mund të përfundojë me një Hamas ende aktiv”, ka thënë ai.

Levy ka shtuar se Izraeli po bën shumë përpjekje për të reduktuar dëmet ndaj civilëve. “Ne nuk e kemi zgjedhur fushëbetejën, Hamasi e ka zgjedhur atë”, është shprehur ai.

Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare.

You Might Also Like

Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Trump kërcënon kryeministrin kanadez: “Bëje këtë dhe unë do të vendos tarifa 100 për qind!”

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janjiq: Nuk pres sanksione ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Sindikata e Policisë së Kosovës mori pjesë në Konferencën e KiE-së
BE-ja, pas SHBA-së, i ka ofruar Ukrainës një marrëveshje “përfituese reciproke” për “burimet kritike”
Në mesin e viktimave edhe fë mijë : Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë shkolle në Guajana
Nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, vdes në moshën 19-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?