By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror
Lajme

Krasniqi: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 7:27 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, për të parë nga afër punët, përmes të cilave kryetari Shaqir Totaj me ekipin e tij janë duke transformuar kryeqytetin historik e kulturor.

Kryetari Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari Totaj, përcolli nga afër punimet në transitin e ri, një projekt infrastrukturor që kishte qenë i bllokuar për më shumë se 15 vite, ndërsa sot është i përfunduar dhe po shfrytëzohet nga qytetarët.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Krasniqi mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për revitalizimin e rrugës “Shuaib Spahiu”, e cila do të lidhet me Shatërvanin, për t’i dhënë një tjetër pamje të bukur Prizrenit.

Ai tha se ky model i qeverisjes së mirë, të cilën Kryetari Totaj e ka instaluar në Prizren, është modeli që PDK i ofron Kosovës.

“Prizreni, me qeverisjen e Kryetarit Totaj, është rikthyer në një model të qeverisjes së mirë. Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendi tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve. Këtë model, ne jo vetëm që do ta ofrojmë dhe do ta promovojmë, por edhe do ta zbatojmë në të ardhmen”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ekipi të cilin ai e udhëheq, është i përkushtuar që të bëjë punë të mira, të transformojë qytetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit.

“Prizreni është shndërruar në një qytet ku vazhdimisht po punohet. Projekti ynë i radhës është revitalizimi i infrastrukturës së pjesës së vjetër të qytetit. E gjithë kjo pjesë do të lidhet me Shatërvanin, duke u bërë një zonë e bukur turistike. Përmes zhvillimit të turizmit, do të ngrisim edhe ekonominë në qytetin tonë”, ka thënë Kryetari Totaj.

Kryetari Krasniqi dhe Kryetari Totaj vizituan edhe Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”. Kryetari Krasniqi uroi trupën e valltarëve të SHKA ”Agimi” pozitën e tretë në festivalin më të madh botëror të valleve “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore. Ndërsa kryetari i SHKA “Agimi”, Festim Bytyqi, falënderoi Kryetarin Totaj për plotësimin e të gjitha premtimeve dhënë kësaj shoqërie, madje edhe më shumë.

Në fund të vizitës së tij në Prizren, Kryetari i PDK-së takoi edhe një grup të bujqve dhe fermerëve të këtij qyteti. Bashkë diskutuan për sfidat me të cilat ata janë ballafaquar gjatë këtij viti në kultivimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Bujqit falënderuan qeverisjen lokale për mbështetjen e parezervë, nga furnizimi me mekanizma bujqësorë deri te subvencionet e ndryshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Kosova është me fat që ka në krah një shtet si SHBA-të!

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Krasniqi: A e dini se fleta e Deklaratës së Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër?
Arifi: Qeveria Kurti koordinon aktivitetet me bandat serbe e me liderët e Preshevës ndërprenë kontaktet
Vendos përvoja, goli i Kimmich çon Bayernin në gjysmëfinale
Tërmkolli: Kurti “as me sheher as me Barilevë”, e la Kosovën pa targa dhe pa miq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?