By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas sulmit terrorist në Paris rritet rreziku i terrorit islamik edhe në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas sulmit terrorist në Paris rritet rreziku i terrorit islamik edhe në Gjermani
Rajon / Botë

Pas sulmit terrorist në Paris rritet rreziku i terrorit islamik edhe në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 9:08 AM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Të shtunën, më 2 dhjetor 2023, tregu i Krishtlindjeve në Göppingen të Gjermanisë u ndërpre, pasi një person i panjohur kërcënoi me telefon me sulm. Organizatorët në qytetin me 60.000 banorë në lindje të Shtutgartit dhe policia u përgjigjën shpejt, ndërsa vizitorëve iu kërkua të largoheshin nga ky vend. Gjithçka ka shkuar mirë, sipas policisë dhe vizitorëve të tregut të Krishtindjeve. Në qendër të qytetit shiheshin policë të armatosur deri në dhëmbë, u kontrollua zona e tregut, por nuk u zbulua asnjë mjet i rrezikshëm. Policia tashmë është në kërkim të personit që ka bërë këtë telefonatë.

Nëse policia gjen personin që ka telefonuar, personi duhet të llogarisë me pasoja të rënda. Jo vetëm me dënim për veprën penale, por duhet të përballet edhe me shpenzimet e aksionit policor, si dhe të dëmshpërblimit për tregtarët në tregun e Krishtlindjeve, të cilët për këtë shkak kanë pasur humbje të konsiderueshme. Kostot mund të shkojnë shumë lehtë në dhjetëra mijëra euro. Kohët e fundit, policia ka zbuluar me sukses persona që telefonojnë në mënyrë anonime apo dërgojnë mesazhe kërcënuese me e-mail, ndonëse ndonjëherë kjo nuk ka qenë e lehtë. Policia paralajmëron, se nuk duhet bërë shaka me këto gjëra, sepse pasojat janë të rënda dhe do të dënohet ashpër ndërhyrja e policisë dhe kufizimi i sigurisë së qytetarëve.

Nervozizëm në polici
Në komisariatet gjermane të policisë, si dhe zyrat dhe institucionet e mbrojtjes së rendit kushtetues, nervozizmi është i lartë. Në veçanti pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, autoritetet gjermane të sigurisë kanë vënë re se skena islamike radikale dhe e gatshme për dhunë po bëhet edhe më e radikalizuar.

Edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me organizatën terroriste Hamas, por e konsideronin veten anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik ose Al Kaedës tashmë pothuajse të harruar, të themeluar nga Osama bin Laden, tani ndjejnë një frymëzim të ri për të luftuar, thonë analistët. Autoritetet e sigurisë janë veçanërisht të shqetësuara se organizatat terroriste po përdorin situatën në Lindjen e Mesme për të mobilizuar mbështetësit e tyre dhe për t’i ftuar ata të kryejnë sulme terroriste. Qëllimi i përbashkët, shkatërrimi i shtetit të Izraelit, i bashkon këto organizata terroriste. Në rast se ata kryejnë tani ndonjë sulm, atyre u kushtohet një vëmendje e madhe nga publiku botëror, më e madhe se vetëm pak muaj më parë.

 

Vëmendja e shtuar

 

Vëmendje e madhe i kushtohet edhe policisë gjermane në rast të ndërhyrjes ndaj personave të dyshuar për terrorizëm. Ndërsa arrestimi i Tarik S. në Duisburg në fund të tetorit mori një vëmendje të moderuar, arrestimi i dy të rinjve në Brandenburg dhe Renanin Veriore-Vestfali, në fund të nëntorit, mori vëmendjen ndërkombëtare. Këta dy të rinj, sipas policisë, po diskutonin për sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Leverkuzen. Kjo ra menjëherë në sy të organeve të sigurisë. Kjo skenë është plot me mburravecë, ndaj mbetet e diskutueshme nëse ata vërtet donin të kryenin një sulm terrorist. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Në Saksoni-Anhalt, një burrë i dyshuar për terrorizëm u mor në paraburgim ​dy javë më parë. Thuhet se ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të kryer një sulm terrorist, ndoshta në tregun e Krishtlindjeve në Hanover. Të dyja rastet të kujtojnë sulmin terrorist të dhjetorit 2016 në një treg Krishtlindjesh në Berlin, me një kamion të rrëmbyer, në të cilin 12 persona u vranë dhe të tjerë u plagosën.

Ndryshon skena terroriste

Në të njëjtën kohë, skena islamike po bëhet gjithnjë e më e papërgjegjshme nga viti në vit. Evropa Qendrore nuk kërcënohet vetëm nga organizata të mëdha si Shteti Islamik dhe Al Kaida. Rreziku vjen edhe nga shumë organizata më të vogla që janë shkëputur ose nga individë që mund të negociojnë përmes forumeve të internetit ose rrjeteve sociale. Sidomos për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, u krijua një përzierje e kërcënimeve terroriste, për shkak të së cilës presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese paralajmëroi se rreziku është “real” dhe “aq i madh sa nuk ka qenë për një kohë të gjatë”. Ai paralajmëroi se tubimet publike, janë veçanërisht në rrezik.

Sulm terrorist në Paris

Një nga aksionet kundër terroristëve potencialëNjë nga aksionet kundër terroristëve potencialë
Një nga aksionet kundër terroristëve potencialëFotografi: Jonas Walzberg/dpa/picture alliance
Sulmi terrorist islamik në Paris, ku një gjerman mbeti i vrarë të shtunën (2.11.2023), duket se konfirmon vlerësimet e autoriteteve të sigurisë. Vërtetë, në kryeqytetin francez nuk ka një treg klasik të Krishtlindjeve si në Gjermani. Por sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel, e cila tani është e dekoruar dhe e ndriçuar posaçërisht dhe përfaqëson destinacionin turistik më tërheqës në Francë.

Edhe sulmuesi përshtatet në skemën e paralajmëruar ngaautoritetet gjermane të sigurisë – ai njihej si një islamist, i gatshëm për dhunë, për planifikimin e një sulmi terrorist, i dënuar më parë me katër vjet burg, por u lirua pas vuajtjes së dënimit. Kjo pjesë e biografisë së tij përkon me biografinë e Tarik S., i cili u arrestua në Duisburg. Edhe ai kishte qenë më parë në burg dhe më pas mori pjesë në një program de-radikalizimi. As në Francë dhe as në Gjermani këto nuk janë raste individuale. Çdo muaj, burrat dhe gratë që janë dënuar për pjesëmarrje në sulme terroriste në të kaluarën, lirohen nga burgu. Ata zakonisht e vuajnë dënimin deri në ditën e fundit. Por pas kësaj ata janë “rikthyer në rrugë”, siç thotë policia./DW

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zakharova: Raundi i ri i bisedimeve Rusi-SHBA nuk është planifikuar për këtë javë

Kosova Times Kosova Times March 10, 2025
Bislimi takon ambasadorin italian: diskutohet integrimi evropian dhe heqja e masave ndëshkuese të BE-së
KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë
Talibanët do të lejojnë gratë afgane të studiojnë, por në Pakistan
Komisioni Evropian do të rekomandojë të martën nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?