By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ
Lajme

Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 3:17 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE
Disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë tentuar të martën, siç kanë thënë, paraqitjen e një “kërkese për shkarkimin e kryetarëve aktualë”.Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri, në fund të majit, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë.Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje.Sanja Kërtiniq nga Mitrovica e Veriut, ka thënë për mediat lokale në gjuhën serbe se, një grup qytetarësh “dëshiruan të paraqesin një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut”.Sipas saj, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe qytetarët në komunat e tjera, por autoritetet lokale dyshohet se kanë refuzuar “iniciativën” e tyre.Ajo nuk ka dhënë më shumë hollësi.“Ato nuk kanë qenë zgjedhje demokratike, duhet të përmend se vetëm dy deri në tre për qind e votuesve e zgjodhën këtë kryetar komune, dhe se ky kryetar u zgjodh nga shumica (e votave) nga komuniteti shqiptar dhe më shumë se 95 për qind e serbëve nuk e zgjodhën atë. Për këtë arsye, ne si qytetarë kemi dashur të paraqesim një iniciativë që kryetari të japë dorëheqje dhe të largohet nga detyra”, ka thënë ajo.Sipas saj, autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut po “shkelin” udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për nisjen e peticionit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë dhe se po “shkatërrojnë” të drejtën e qytetarëve për të dorëzuar “iniciativën” e tyre.Kryetari i Kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo “iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar, dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarit.“Kjo kërkesë nuk i është dorëzuar kryetarit ( të Kuvendit komunal) dhe nuk i është dedikuar kryetarit të Kuvendit, por i dedikohet kryetarit të komunës, me arsyetimin se shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë të mira”.Protestat e qytetarëve serbë në komunat veriore, kundër kryetarëve shqiptarë, janë përshkallëzuar më 29 maj, kur ata janë përplasur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë KFOR.Si pasojë e përleshjeve janë plagosur mbi 100 persona, në të dyja palët.Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova që të organizojë zgjedhje të reja në këto komuna.Në një marrëveshje të arritur në korrik mes Kosovës dhe BE-së, është paraparë edhe organizimi i zgjedhjeve.Më pas, në shtator, Ministria për Vetëqeverisje Lokale e ka publikuar një udhëzim administrativ që parasheh zëvendësimin e kryetarëve, përmes peticionit.Sipas atij udhëzimi, 20 për qind e votuesve në një komunë duhet të iniciojnë shkarkimin e kryetarit dhe mbledhja e atyre nënshkrimeve duhet të bëhet me vullnet të lirë dhe pa presion.Hapat drejt zgjedhjeve, sipas udhëzimitUdhëzimi administrativ për largim të kryetarit të komunës, i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i parasheh këta hapa:
  •  Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse.
  • Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm.
  • Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit.
  • Lista me nënshkrime duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë përfundon në Komisionin Qendror Zgjedhor.
  • Nëse KQZ-ja vlerëson se kushtet janë përmbushur, organizohen zgjedhjet për largimin e kryetarit.
  • Nëse në ato zgjedhje sigurohen 50 për qind plus 1 votë për largim të kryetarit, ai largohet prej funksionit dhe organizohen zgjedhje të reja. Në rast të kundërt, iniciativa dështon. Ajo do të mund të përsëritej vetëm pas një viti.
https://youtu.be/dnFnguqxFgU
Duke u bazuar në listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e prillit, i bie që, për ta çuar peticionin përpara, në Mitrovicë të Veriut duhen 3.600 nënshkrime, në Leposaviq 2.600 nënshkrime, në Zveçan 1.400 nënshkrime dhe në Zubin Potok 1.300 nënshkrime.Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mund të mbahen në tri raste:
  •  nëse kryetari aktual jep dorëheqje
  • nëse qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe
  • nëse kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
Presidenca: Osmani s`i dha Valdrin Sahitit pasaportë diplomatike
Abdixhiku: Hykmete Bajrami, model i një gruaje të fortë dhe profesionale në politikë
Fillon protesta e serbëve në Mitrovicën e veriut
Holandë, nisi zyrtarisht votimi për zgjedhjet për Parlamentin Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?