By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’
February 1, 2026
Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026
February 1, 2026
Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria e Libanit thotë se një ushtar i saj u vra nga sulmet izraelite në jug të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria e Libanit thotë se një ushtar i saj u vra nga sulmet izraelite në jug të vendit
Rajon / Botë

Ushtria e Libanit thotë se një ushtar i saj u vra nga sulmet izraelite në jug të vendit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 6:00 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Një ushtar libanez u vra dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi izraelit në afërsi të një fshati në jug të Libanit, pranë kufirit me Izraelit, njoftoi ushtria libaneze të martën.

Ky është ushtari i parë i vrarë libanez prej se nisën konfrontimet në kufi në tetor.

Në kufirin mes Libanit dhe Izraelit ka pasur rritje të madhe të shkëmbimit të zjarrit prej se nisi lufta mes Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA e BE – dhe Izraelit më 7 tetor.

Në konfrontime kufitare me Izraelin është i përfshirë kryesisht Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani, gjë që ka nxitur frikë për zgjerimin e konfliktit në rajon.

“Një pozicion ushtarak i ushtrisë në zonën Adaysseh u bombardua nga armiku izraelit, duke e lënë martir një ushtar dhe duke i plagosur tre të tjerë”, tha ushtria e Libanit në një komunikatë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi të martën se ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug të Libanit, ndërsa Hezbollahu – po ashtu i shpallur organizatë terroriste nga ShBA – tha se kreu disa sulme ndaj trupave dhe pozicioneve izraelite.

Gjashtë ushtarë dhe tre civilë janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hezbollahut kohëve të fundit, sipas autoriteteve izraelite.

Hezbollahu thotë se po kryen sulme ndaj Izraelit për ta mbështetur Hamasin, pasi grupi radikal kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelit.

Si përgjigje, Izraelit është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe prej atëherë është duke e bombarduar nga ajri dhe toka Rripin e Gazës, ku janë vrarë mbi 15.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

VIDEO Rusët sulmojnë maternitetin në Ukrainë, gra shtatzëna plagosen. “Kjo është një luftë kundër jetës”

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një grup pedofilësh në Skoci organizuan “netët e përdhunimit”. Ata morën dënime të përjetshme

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Agjencia për Informim e Privatësi kërkon nga partitë mbrojtjen e të dhënave
Dy të panjohur ia vunë flakën veturës me qira në Prishtinë
Tre të arrestuar në Zubin Potok për armëmbajtje pa leje
Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?