By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Isha e zhgënjyer nga Biden’: The Guardian zbulon detaje nga autobiografia e Kamala Harris
September 20, 2025
Kisha e ‘kontrolluar nga KGB’: Senatori i lartë amerikan akuzon udhëheqësit ortodoksë rusë për mbështetje të pushtimit të Ukrainës
September 20, 2025
Sulm masiv në rajonin e Dnipropetrovskit: një i vdekur dhe një i plagosur
September 20, 2025
Portugalia merr vendimin për të njohur Palestinën si shtet
September 20, 2025
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm
September 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK kritikon qeverinë për testin PISA, propozon disa rekomandime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > PDK kritikon qeverinë për testin PISA, propozon disa rekomandime
Uncategorized

PDK kritikon qeverinë për testin PISA, propozon disa rekomandime

Kosova Times
Last updated: 2023/12/06 at 1:34 PM
Kosova Times Published December 6, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova u rendit pothuajse në fund të tabelës.

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova u rendit pothuajse në fund të tabelës. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në një konferencë për media tha se me Qeverinë Kurti në tri vitet e fundit, kriza në arsim vetëm sa është thelluar edhe më shumë.

“Nuk mund të presim përmirësim të cilësisë në arsim, kur Qeveria Kurti me veprimet e saj ka vendosur në pikëpyetje kredibilitetin e pothuajse secilit mësimdhënës në Kosovë. Në vend se t’u ofrojë mbështetje për zhvillim, të aftësive dhe shkathtësive të reja të kohës, siç kishte premtuar, e për të cilat fëmijët tanë kanë kaq shumë nevojë, çfarë na dëshmohet ne sot, është që nxënësit ngarkohen me libra e informata sasiore, por jo me zhvillim dhe përgatitje cilësore. Dhe kjo, i atribuohet kësaj qeverie e cila pushtetin e ka marrë duke u thirrur në reformë, por me logjikën si kanë funksionuar këto tri vite, kanë dështuar jo vetëm ata, por ka dështuar edhe Kosova. PISA sot është pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Albin Kurtit”, tha ajo.

Hoxha tutje theksoi se Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk ka bërë reforma në sistemin arsimor, por edhe i ka penguar ato.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se pas të gjeturave shqetësuese të nxjerra nga PISA, ministrja e Arsimit është dashur qysh sot të jap dorëheqje.

“Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të bëjë prioritet adresimin e problemeve të cilat i ka evidentuar PISA”, shtoi ai.

PDK i ka propozuar Qeverisë së Kosovës nëntë rekomandime, të cilat, sipas këtij subjekti, ata duhet t’i adresojë urgjentisht për përmirësim të arsimit në matematikë, lexim dhe shkencë: “Shkollat duhet të fokusohen në forcimin e kurrikulave të tyre të matematikës, leximit dhe shkencave, duke përfshirë më shumë mundësi mësimore praktike dhe të aplikuara. Mbështetja e studentëve me arritje të ulëta: Të ketë ndërhyrje të synuara dhe mbështetje për nxënësit me arritje të ulëta, të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të performancës së tyre. Ngushtimi i hendekut te performancës:  Të bëhet përpjekje e vazhdueshme për të mbështetur ata me arritje të ulëta, duke ofruar gjithashtu sfida për ata me arritje të larta. MASHTI duhet të zhvillojnë strategji për të mbështetur nxënësit me prejardhje të pafavorshme, duke siguruar që ata të kenë qasje në mjetet e konkretizimit dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses”, janë disa nga rekomandimet e PDK-së për arsimin të cilat janë potencuar në këtë konferencë.

You Might Also Like

Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025

Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara

Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon

Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë

Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi

Kosova Times December 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Veriu në Serbi dhe nuk keni më kokëçarje”: Çfarë i ka thënë Vesna Peshiq Kurtit?

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu
20 Ditë në Mariupol, një film për pushtimin rus të Ukrainës, fitoi çmimin e publikut në Festivalin e Filmit Sundance
Gazsjellësi i Azisë Qendrore që furnizon ushtrinë ruse mbyllet pas shpërthimeve
Materazzi mesazh Italisë: Zvicra nuk mundet lehtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?