By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuza kundër Radoiçiqit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuza kundër Radoiçiqit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ri
Lajme

Aktakuza kundër Radoiçiqit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ri

Kosova Times
Last updated: 2023/12/08 at 6:47 PM
Kosova Times Published December 8, 2023
Share
SHARE

Drejtësia në Kosovë pritet të ngrejë aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, thonë burime të REL-it.

Sipas tyre, hetimet e këtij rasti janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa aktakuzat për personat e përfshirë do të kompletohen gjatë vitit 2024.

Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se rasti i Banjskës është ndër më komplekset për sistemin e drejtësisë dhe, si i tillë, kërkon kohë dhe kujdes për t’u shqyrtuar.

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Policia konfiskoi, po ashtu, sasi të madhe armatimi.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Serbia, me këtë sulm, tentoi ta aneksonte veriun e Kosovës – pretendime që i hodhi poshtë Beogradi zyrtar.

“Nuk ka vonesa”

Më shumë se dy muaj pas sulmit, ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është vonuar fare në ngritjen e aktakuzës, pasi, sipas tij, rasti është shumë i ndërlikuar.

“Ky rast kërkon që të punohen shumë prova, formale e materiale, një numër i madh i dëshmitarëve… Konsideroj se nuk ka vonesa. Janë edhe ekspertiza të ndryshme që duhet të bëhen. Mendoj se është në suaza të procedurës normale e reale”, thotë Syla për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, vërtetimi i rastit para gjykatës duhet të bëhet sa më denjësisht.

“Inkuadrimi i menjëhershëm i prokurorit do të thotë shumë, sepse do të kemi një aktakuzë profesionale, një aktakuzë të bazuar në prova, të cilën nuk do të mund ta kundërshtojë askush, e as vetë Radoiçiq”, thotë Syla.

Ai shton se vonesa eventuale mund të ketë, sepse hetimet do të zgjerohen për ta provuar edhe përfshirjen e shtetit të Serbisë në rast.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me vetëm një vepër klasike të terrorizmit, sepse me të ndërlidhen edhe disa veprime të tjera, si: shtytje, planifikim, furnizim me armë, mbështetje dhe planifikim i terrorizimit”, thotë Syla.

Mendim të ngjashëm shpreh edhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

“Duhet punë e madhe, bashkëpunim juridiko-ndërkombëtar… Kanë qenë disa persona, ka qenë një hapësirë e madhe ku kanë vepruar, kështu që duhet kohë, duhen prova të tjera bindëse për t’u argumentuar provat aktuale…”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas burimeve të REL-it në polici, deri më tash janë identifikuar 38 persona që kanë qenë pjesë e grupit të armatosur në Banjskë. Prej tyre, 31 kërkohen për t’u arrestuar.

Për personat që tashmë janë në paraburgim në Kosovë, e që janë disa, janë duke u ekzaminuar të gjitha provat.

“Unë besoj se ka prova të mjaftueshme që të dalë një aktakuzë e qëndrueshme dhe e pakontestueshme”, thotë Hoxha.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se MPB-ja do të kërkojë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Atëkohë, Sveçla tha se hetimet kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në veri të Kosovës.

Muajin e kaluar, REL raportoi se Kosova ka kërkuar ndihmë edhe prej vendeve fqinje për hetimin e sulmit në Banjskë, i cili ngriti shqetësime për qëndrueshmërinë e rajonit.

Ku gjendet Radoiçiq?

Autoritetet serbe thanë në muajin tetor se Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria në Beograd për sulmin në Banjskë dhe se është ngarkuar me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi dhe ia konfiskoi dokumentet.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, në Beograd, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar sulmin në Banjskë dhe mohoi përfshirjen e autoriteteve shtetërore të Serbisë.

Më 7 dhjetor, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për Radoiçiqin, në lidhje me sulmin në Banjskë.

Ai tha se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

MPB-ja nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Kush është Radoiçiq?

Radoiçiq, 45 vjeç, ka lindur në Pejë.

Ai ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai dha dorëheqje prej partisë pas sulmit në Banjskë.

Emri i tij është përmendur edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, edhe në rastin e njohur si “Brezovica” që ka të bëjë me disa ndërtime pa leje.

Departamenti amerikan i Thesarit e sanksionoi atë në vitin 2021 për korrupsion dhe krim të organizuar.

You Might Also Like

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues

Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Kosova Times December 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Aktori shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, gruaja kërkon ndihmë
Gjermania dhe Franca kryesojnë në donacionet për Moldavinë
Ajax – Aston Villa, çdo gjë vendoset në ndeshjen e dytë
Festimi i Vidovdanit në Kosovë pa incidente
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?