Volodimir Martinov është shkrimtar dhe ish gazetar nga zona e Luhanskit në Ukrainë. Ai është autor i disa librave të botuara deri tani, si: “Frymë e pranverës”, “Vetëm një front”, “Për ata që i kujtoj dhe i dua”, “Vargjet e shpirtit tim”, “Vertikal”, e të tjera. Libri i fundit u botua kur filloi lufta në Ukrainë dhe për shkak të gjendjes, libri nuk arriti të shtypej fizikisht, por u botua vetëm online.
Në intervistë për Radio Kosovën Martinov thotë se:” Gjatë sulmit rus në Ukrainë e përfundova librin “Jeto për të dashuruar” dhe e botova në Lviv. Libri tregon për fatin e të afërmve të mi nga shekulli i XIX-të, deri në fillim të shekullit të XXI-të. Puna mbaroi, por lufta me Rusinë bëri rregullimet e saj. Gjatë kësaj lufte, dhëndri im, Yuriy Lenko, vdiq duke mbrojtur Ukrainën pranë Bakhmut. Ndaj, bashkë me gruan time shtuam një kapitull tjetër për të, i cili do të shtohet në botimin e ri.” “ Në fillim të bisedës sonë, ju pyetët për përshtypjet e mia personale nga qëndrimi im në Republikën e Kosovës. Me këtë dua ta mbyll bisedën tonë. Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, vura re se çfarë më pëlqen më shumë te ju. Unë mund t’i formuloj ndjenjat e mia me një fjalë – tolerancë.
Është e pranishme në marrëdhëniet tuaja në nivel të përditshëm, në baza fetare, në letërsi dhe art, etj. Jetojmë në një botë të tillë kur është e nevojshme të kuptojmë njëri-tjetrin, të respektojmë mendimin e të tjerëve. A ju kujtohet thënia e Lord Bajronit që tha: “Unë nuk ndaj mendimin tuaj, por jam gati të jap jetën time që ju të keni të drejtë ta shprehni atë”?
Kjo ide, për mendimin tim, është i njëjti kod themelor që duhet të çojë në mirëkuptim të ndërsjellë jo vetëm në një shoqëri të veçantë, por edhe ndërmjet shoqërive. Është ai që do ta bëjë të pamundur sistemin e totalitarizmit dhe do të jetë në gjendje të çojë drejt zhvillimit të gjithanshëm demokratik në shkallë globale. Dhe këtu, shumë e shumë vende duhet të mësojnë nga ju. Prandaj, ju uroj që të rriteni dhe të zhvilloheni më tej. Faleminderit!”, tha ai