By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB-ja kërkon armëpushim në Gazë teksa rriten ndasitë mes ShBA-së dhe Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB-ja kërkon armëpushim në Gazë teksa rriten ndasitë mes ShBA-së dhe Izraelit
Rajon / Botë

OKB-ja kërkon armëpushim në Gazë teksa rriten ndasitë mes ShBA-së dhe Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 9:34 AM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Izraeli përballet me izolim diplomatik në rritje, në luftën kundër Hamasit, teksa Kombet e Bashkuara kanë kërkuar armëpushim humanitar të menjëhershëm në Gazë.

Hamasi, grup radikal që udhëheq Gazën me 2.4 milionë palestinezë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë të martën aletit të ngushtë të ShBA-së, Izraelit, se bombardimet pa dallim të civilëve janë duke dëmtuar mbështetjen ndërkombëtare.

Pas paralajmërimeve të disa zyrtarëve të OKB-së për thellim të krizës humanitare në Gazë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e ka miratuar të martën një rezolutë që bën thirrje për armëpushim.

Në të mirë të rezolutës kanë votuar shumica e 193 vendeve anëtare.

“Çmimi i mposhtjes së Hamasit nuk mund të përkthehet në vuajtje të vazhdueshme për të gjithë civilët palestinezë”, kanë thënë liderët e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, përmes një deklarate ndaras që bënte thirrje për armëpushim.

Autoriteti Palestinez e ka mirëpritur rezolutën dhe u ka bërë thirrje vendeve që t’i bëjnë presion Izraelit për ta respektuar dokumentin e miratuar.

Në zyrtar i Hamasit në ekzil, Izzat El-Reshiq, ka thënë përmes një deklarate në platformën Telegram, se Izraeli duhet t’i japë fund “agresionit, gjenocidit dhe spastrimit etnik të njerëzve tanë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, të cilat besojnë se armëpushimi shkon vetëm në të mirë të Hamasit, kanë votuar kundër masës, bashkë me tetë shtete tjera.

Para miratimit të rezolutës, Biden ka thënë se Izraeli tani e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të botës, përfshirë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian, për ta luftuar Hamasin.

“Mirëpo do të nisë ta humbë atë mbështetje për shkak të bombardimeve pa dallim që po ndodhin”, ka thënë ai prej Uashingtonit.

Një tjetër shenjë e dallimit në qëndrime ka qenë se Biden ka thënë që kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duhet ta ndryshojë qasjen e tij të ashpër qeveritare, dhe që në fund Izraeli “nuk mund t’i thotë jo”, një shteti të pavarur palestinez – diçka që e kundërshtojnë izraelitët e linjës së ashpër.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, do të udhëtojë këtë javë në Izrael, ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do ta vizitojë Lindjen e Mesme në javën tjetër.

Biden dhe Sullivan do ta vënë në pah përkushtimin e ShBA-së ndaj Izraelit, si dhe nevojën për mbrojtje të civilëve në Gazë.

Sulmet e Izraelit në Gazë, për ta çrrënjosur Hamasin, kanë vrarë të paktën 18.205 palestinezë, përfshirë shumë fëmijë, dhe kanë plagosur rreth 50.000 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Konflikti ka rezultuar me uri të madhe, zhvendosje të 85 për qind të popullatës prej shtëpive të tyre dhe ka rritur mundësitë për përhapje të sëmundjeve, sipas OKB-së.

Izraeli e ka nisur luftën ndaj Hamasit, pasi militantët e tij kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë 240 pengje në një sulm në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Rezoluta e OKB-së nuk është detyruese, mirëpo ka peshë politike, sepse reflekton qasjen e botës ndaj luftës.

You Might Also Like

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Deçanit ndan 34 lopë qumështore, premtohen edhe më shumë donacione

Kosova Times Kosova Times December 4, 2023
Azerbajxhani dëshiron të rrisë furnizimin me gaz në Evropë
Sekuestrohen rreth 28 mijë euro, dyshohet të jenë të falsifikuara
Një dron u rrëzua pranë Moskës – nuk raportohet për viktima
AGK: Gazetari Vullnet Krasniqi u kërcënua me vrasje, policia t’i ofrojë mbrotjen e duhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?