By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë
Rajon / Botë

Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 6:26 PM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite.

Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit i ka lënë mijëra civilë palestinezë të vrarë dhe i ka detyruar 85 për qind të popullsisë së Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nxitur zemërim në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë.

Rreth gjashtë javë pasi ushtarët izraelitë e pushtuan veriun e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, këmbësoria është ende duke u përballë me luftime të ashpra kundër luftëtarëve të Hamasit brenda dhe përreth Qytetit të Gazës.

Luftime të ashpra pati gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës në shumë zona, posaçërisht në Shiaja, një lagje e mbipopulluar e cila ishte fushëbetejë e luftimeve të ashpra në luftën e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit.

Trupat që po i bastisnin disa ndërtesa në Shiaja të martën, e humbën komunikimin me katër ushtarë të cilët ishin sulmuar, tha ushtria izraelite. Kur ushtarët e tjerë e nisën një operacion shpëtimi për ta, ranë në pritën e pjesëtarëve të Hamasit.

Në mesin e nëntë të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç – i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liga e Parë: Rezultatet dhe renditja në Grupin A dhe B pas javës së tretë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Rriten rastet me COVID-19, IKShPK del me rekomandime
Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit
Kryeministri i Kosovës bisedon me kryetarin e BDI-së
ShBA: Serbia nuk ka bërë asnjë për gjetjen e sulmuesve në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?