By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brigjet e Danubit të Bullgarisë për një udhëtim turistik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Brigjet e Danubit të Bullgarisë për një udhëtim turistik
Turizëm

Brigjet e Danubit të Bullgarisë për një udhëtim turistik

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 1:29 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Udhëzuesi i njohur i udhëtimit Lonely Planet ka përfshirë Bullgarinë midis rekomandimeve të tij për udhëtimin në vitin 2024. “Seria e fortesave dhe vendbanimeve të ruajtura përgjatë kufirit të lashtë të Perandorisë Romake – “Kufiri Danubian” është nominuar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së në 2024”. Megjithëse mbrojtja e organizatës botërore do të mbulojë pika referimi në 4 vende, seksioni bullgar është ndoshta më mbresëlënës, pasi shumë prej vendeve mund të arrihen me biçikletë ose në një shteg që ndjek rrjedhën e lumit Danub dhe kushdo mund t’i vizitojë ato falas”, rekomandon udhëzuesi. Publikimi nxjerr në pah kështjellën “Baba Vida” në Vidin dhe kërkimet arkeologjike të portit romak “Seksaginta prista” në Ruse. Antikitetet bullgare janë në kategorinë “vlera”, ku përfshihen Polonia, veriperëndimi amerikan, rajoni francez i Normandisë, Egjipti etj.

Në krahinën veriperëndimore të Bullgarisë, afër lumit Danub, ndodhet qyteti Vidin, afër të cilit që prej shumë shekujsh kalojnë rrugët më të rëndësishme evropiane. Jo larg qytetit të sotëm janë zbuluar vendbanime të lashta trake, por mbeturinat më të vjetra në territorin e Vidinit janë nga periudha romake, që nga fillimi i shekullit të dytë. Romët kanë ndërtuar këtu kështjellën Bononia. Muret e saj të mëdha kanë rrethuar një sipërfaqe prej rreth 200 dynymësh (20 hektarë).

Kjo kështjellë, për fat të keq, ndodhet në lagjen me popullsi më të madhe në Vidin sot – Kaleto, dhe në këtë rajon nuk mund të zhvillohen studime sistematike arkeologjike – tha per Radio Bullgaria Fionera Filipova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Vidin. – Janë zbuluar sektorë të veçantë prej murit të kështjellës dhe tetë prej kullave të saj me diametër nja 20 metra, si dhe disa godina në brendësinë e qytetit. Tani kemi për qëllim t’i vazhdojmë studimet tona në sektorin më të njohur të Bononias antike. Ndër artefaktet më të vlershme në muzeun tonë është një kokë prej bronzi e një burri të ri, për të cilën mendohet se është e perandorit Trajan.

Qyteti i quajtur me emrin bullgar Bdin, u bë pjesë e shtetit bullgar që nga themelimi i tij nga hani Asparuh në vitin 681. Ky qytet ishte qendra e një nga dhjetë rrethet ushtarako-administrative të shtetit. Në fund të Shtetit të Dytë Bullgar (1185 – 1396) i cili përfundoi së ekzistuari me pushtimin e osmanëve, për një periudhë të shkurtër u shndërrua në një mbretëri autonome.Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 lumi Danub luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin, modernizimin dhe lulëzimin e qytetit Vidin. Vendndodhja e tij gjeografike si qyteti i parë më të madh bullgar pranë rrugës ujore u bë shkak që shumë udhëtarë, muzikantë, arkitektë, ndërtues dhe tregtarë të mbeten në qytet. Duke e njohur dhe duke e dashuruar atë, ata i lënë trashëgimi gjurma të pashlyeshme. Bukuria e lumit u bë një nga frymëzimet për krijimin e himnit kombëtar “O, Mëmëdhe i dashur”, teksti dhe muzika e të cilit u krijua nga një nga filozofët dhe enciklopedistë bullgarë Cvetan Radosllavov.

Si edhe qytete të tjera bullgare, ashtu edhe Vidin është multietnik dhe në të në paqe dhe harmoni gjejnë strehë bullgarë, turq, hebrenj, armenë. Një dëshmi për këtë janë kisha, xhamia dhe sinagoga që ngrihen aty pranë njëra tjetrës – që nuk është një shembull i vetëm në trojet tona. Katedralja “Martiri i Shenjtë  Dhimitër i Selanikut” ndërtuar në qytetin Vidin që në shekullin e XVII është e dyta për nga madhësia në Bullgari pas katedrales së kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski”. Ndërsa qyteti ishte një qendër  e arsimtarëve dhe klerikëve të cilët regjistruan emrat e tyre me shkronja të arta në historinë bullgare.

“Sofronij Vraçanski, Antim I, mitropoliti Neofit i lanë trashëgimi qytetit Vidin rezultatet e punës së tyre të pabesueshme bamirëse – godina, fonde për arsimin e fëmijëve në gjendje jo të barabartë – tregon para Radio Bullgarisë studiuesja Mariana Mellnishka. – Për fat të keq pas vitit 1944 kur u vendos regjimi komunist në vend e gjithë kjo u asgjësua dhe qytetet në Bullgarinë Veriperëndimore, një pjesë e së cilës është edhe Vidin, zmbrapsën.  Gjatë studimeve zbulova se nëse do të ruheshin potenciali shpirtëror dhe mjetet e njerëzve që jetuan nga mesi i shekullit XIX deri në mes të shekullit XX, kjo pjesë e vendit do të përfitohej shumë.”

You Might Also Like

Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë

Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026

Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv

Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026

Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Spanja po fiton kundër Francës pas dyzet e pesë minutave

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Këshilli i Evropës organizon konferencë për mbrojtjen e lirisë së medias
Bashkëpunëtor i Institutit Francez: Është zhgënjyese si sillet Macron me Serbinë
Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate
Reali mposht Villarealin, ‘kërcënon’ Barcelonën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?