By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rënia e natalitetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rënia e natalitetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!
Opinion

Rënia e natalitetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 10:19 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Rënia e natalitetit dhe emigrimi janë dy faktorët kryesor të zvogëlimit të popullsisë. Rritja e numrit të bashkëjetesave mes çifteve ka ndikuar në zvogëlimin e martesave, kurse rënia e numrit të martesave me automatizëm ndikon në rënien e natalitetit! Pra, nataliteti dhe emigrimi janë dy plagët e mëdha të Kosovës në dekadën e tretë të shekullit 21.

Shkaqet janë të shumta, arsyet po ashtu

Të rinjtë moslidhjen e martesave e arsyetojnë me kushtet socio-ekonomike, gjegjësisht me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe mungesën e kushteve tjera elementare për jetë.

Mungesa e perspektivës zhvillimore dhe politikat sociale e të gjitha qeverive paraprake deri tek kjo e tanishmja nuk ishin në nivelin e duhur!

Me ndryshimet politike të vitit 2021, qytetarët kanë pritur ndryshim epokal në aspektin social, përkatësisht në krijimin e kushteve optimale për çiftet që krijojnë lidhje martesore.

Qytetarët kanë pritur më shumë nga kjo qeveri mbase edhe për një arsye të vetme! Pasi njëri nga premtimet e Qeverisë aktuale ishte krijimi i kushteve solide për jetë dhe dhënia e banesave nga shteti për çiftet e reja që krijojnë lidhje martesore.

Por, për habi, ky premtim jetik u anashkalua nga kryeministri i vendit, i cili jo vetëm që nuk bëri asgjë në përmirësimin e jetës së çifteve të reja, i diskriminoj ato me mosngritje të pagave dhe mosdhënien e subvencioneve të premtuara (banesave)!

Stimulimi i vetëm i Qeverisë Kurti për çiftet e reja dhe ato të vjetra, është dhënia e 10 eurove në muaj për fëmijë, ofertë kjo tejet sipërfaqësore dhe diskriminuese.

Premtimi i kryeministrit Albin Kurti për dhënien e 100 eurove shtesë në këtë fundvit për fëmijët e regjistruar dhe pleqtë e lajmëruar që ende frymojnë në shtetin e varfër, është më pak se lëmoshë.

Me 100 euro, as nuk bëhen më të pasur dhe as më të varfër në këtë fundvit, pasi në muajin Janar të vitit 2024 përsëri do të kthehen në gjendjen e mëparshme të ballafaqimit me ekzistencën dhe diskriminimin social.

Rritje permanente për kategoritë e rrezikuara

Serioziteti i qeverisë ndaj kategorive të rrezikuara matet me kujdesin permanent e jo një herë në 12 muaj, për shkak të rritjes enorme të kostos së jetesës si pasojë e ngritjes së pakontrolluar të çmimeve në treg si rezultat i importimit të artikujve ushqimor!

Mungesa e nivelimit të pagave në sektorin publik dhe privat ka bërë që të kemi diskrepancë të madhe mes pagës minimale dhe asaj maksimale. E të mos flasim për kategoritë e rrezikuara dhe ndihmat sociale, që askund dhe më asgjë nuk janë në proporcion me pagat e nivelit mesatar, ngase me pagat e nivelit të lartë mund të krahasohen vetëm një pjesë e mërgimtarëve që jetojnë në shtetet evro-perëndimore, pasi jo të gjithë mërgimtarët në perëndim mund të krahasohen me paga të deputetëve, të ministrave dhe këshilltarëve të nivelit të lartë!

Kjo është Kosova e paradokseve të mëdha dhe padrejtësive të shumta, në të cilën nuk dëshiron të jetojë askush! Nuk kanë faj pse të rinjtë nuk martohen, por edhe ata që nuk martohen nuk duan të lindin fëmijë! Ngase shteti nuk ju ofron asgjë!

Me pas mundësi edhe heronjtë ikin prej varreve!

Për situatën e krijuar fajtorë janë të gjithë politik-bërësit pa dallim pushtet dhe opozitë, filluar prej të zgjedhurve të popullit (deputetëve), ministrave dhe zv. ministrave të zgjedhur nga partitë në pushtet e deri tek drejtuesit e lartë shtetërorë, të cilët tallen me qytetarët e nëpërkëmbur duke ju ofruar lëmoshë (vitra) si shenjë “zemërgjerësie” në prag të fundvitit kalendarik!

You Might Also Like

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Baza ajrore Kuçovës garanci stabiliteti dhe bashkëpunimi të fqinjëve

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Rama sot do të takohet me presidentin francez, Macron
Edhe një “jo” e Kurtit ndaj kërkesave të ShBA-së
A e keni provuar ende picën me pesto?
Konfirmohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?