By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës
June 6, 2025
Cheesecake me limon: Një recetë për një ëmbëlsirë verore të shijshme pa pjekje
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqësit e BE-së pritet të përplasen me Orbanin për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Udhëheqësit e BE-së pritet të përplasen me Orbanin për Ukrainën
Rajon / Botë

Udhëheqësit e BE-së pritet të përplasen me Orbanin për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 11:30 AM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Një samit i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, i cili nis në Bruksel më 14 dhjetor, pritet të dominohet nga një përplasje ndërmjet udhëheqësve të BE-së dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, për shkak të kundërshtimit të hungarezëve për fillimin e negociatave për anëtarësim me Ukrainën dhe për aprovimin e një pakoje ndihmash me vlerë prej miliarda dollarësh për Kievin.

Samiti dyditor zhvillohet vetëm pak ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk arriti t’i bindte ligjbërësit republikanë amerikanë, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, për të zhbllokuar një pako vendimtare ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, me vlerë prej 60 miliardë dollarësh, që Kievit i nevojitet aq shumë, teksa beteja e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus është gati të hyjë në vitin e tretë.

Këshilli Evropian ka thënë se shefja e BE-së, Ursula von der Leyen; presidenti francez, Emmanuel Macron; dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohen me Orbanin para samitit të së enjtes.

Orban, i cili ka raporte të ngrohta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kundërshton një ndihmë financiare prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, dhe është kundër nisjes së negociatave për anëtarësim me Ukrainën, e cila ka siguruar statusin e vendit kandidat, bashkë me Moldavinë, në qershorin e vitit të kaluar.

Ukraina llogarit në fondet e BE-së për t’i ndihmuar ekonomisë së saj të mbijetojë gjatë vitit të ardhshëm.

Kundërshtimi i Orbanit duket se do të përdoret si levë në përplasjen e tij me BE-në, e cila ka ngrirë miliarda euro fonde për Budapestin për shkak të një mosmarrëveshjeje për sundimin e ligjit në Hungari.

Më 13 dhjetor, Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, u pajtua të zhbllokonte 10 miliardë euro për Hungarinë, në atë që u duk si një gjest mirëbesimi karshi Budapestit, para samitit.

Zelensky, i cili zhvilloi një takim të shkurtër me Orbanin, javën e kaluar, në Argjentinë, ka thënë se Hungaria “nuk ka arsye” të kundërshtojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Kievit dhe bllokut prej 27 vendeve.

Javën e kaluar, Orban i shkroi një letër kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes së cilës i kërkoi atij që anëtarësimi i Ukrainës në BE të hiqet nga agjenda në samit.

Këshilli “duhet të shmangë këtë skenar kundërproduktiv për hir të unitetit, që është pasuria jonë më e rëndësishme”, ka thënë Orban në letrën e tij të dytë dërguar Michelit brenda dy javësh, në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE.

Por, letra nuk ka sinjalizuar nëse Hungaria do të përdorë veto ndaj hapave për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën.

Vendimet për zgjerimin e bllokut dhe për një rishikim të buxhetit afatgjatë të tij, që përfshin 50 miliardë euro ndihmë për Kievin, duhet të miratohen unanimisht nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

Më 13 dhjetor, Zelensky bëri një vizitë të befasishme në Norvegji, gjatë kthimit nga Uashingtoni, dhe u takua me udhëheqës nordikë, të cilëve iu tha se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Rusisë, pa ndihmë perëndimore.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së, ka njoftuar dhënien e një ndihme prej 3 miliardë krunash (273 milionë dollarësh) për Kievin, e cila është pjesë e një pakoje më të madhe ndihmash, me vlerë prej 75 miliardë krunash, që do të jepen gjatë një periudhe pesëvjeçare.

You Might Also Like

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

Merz për Trump: Nuk jemi miq, por kolegë të mirë

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borrell takohet me Gjuriqin, kërkon angazhim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Ndryshon orari i qarkullimit të trafikut urban më 17 shkurt
Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”
Holandë, nisi zyrtarisht votimi për zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Berisha: Rama të ikë “përfitues janë vëllezërit Kariç dhe Vuçiçi”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?