By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Të përkushtuar për rritjen e punësimit të komuniteteve joshumicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Të përkushtuar për rritjen e punësimit të komuniteteve joshumicë
Lajme

Kurti: Të përkushtuar për rritjen e punësimit të komuniteteve joshumicë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 4:43 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ekzekutivi është duke e adresuar çështjen e punësimit të komuniteteve joshumicë dhe synon rritjen e numrit të punëtorëve nga komunitetet rom, ashkalinj e egjiptianë në institucionet publike.

I pari i ekzekutivit një gjë të tillë e theksoi gjatë tryezës së rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom që u organizua nga Zyra për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit.

“Siç e dini jemi duke e adresuar  çështjen e punësimit të komuniteteve joshumicë. Konkretisht kemi krijuar platformë për praktikë me pagesë përmes ‘Kosovo Generation Unlimited’, ku synojmë që 15 përqind e praktikantëve të jenë nga komunitetet joshumicë. Gjatë këtij viti jam takuar me të rinjtë të cilët kanë përfituar nga ky program jo vetëm financiarisht por edhe si përgatitje për tregun e punës. Me ekipin ndërinstitucional për punësimin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve kemi ndërmarrë disa hapa praktikë që kanë kontribuar që këto komunitete të jenë pjesë e tregut të punës dhe të kontribuojnë në ekonominë tonë vendore”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri tutje ka bërë të ditur se në tetor është krijuar baza ligjore për masën afirmative lidhur me shpalljen e vendeve të punës, të cilat janë të rezervuara vetëm për komunitetet joshumicë, e që sipas tij kjo ndihmon në arritjen e kuotës prej 10 përqind që është e rezervuara për këto komunitete për institucionet qendrore të Republikës.

“Edhe në fushën e sigurisë është rritur punësimi i komuniteteve. Unë gëzohem që një ushtar rom bashkë me 11 të tjerë nga komunitetet joshumicë javën e ardhshme do të betohen si ushtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Për përfshirje sa më të gjerë në agjenci të sigurisë publike muajin e kaluar është organizuar Dita e Hapur në Akademi në Vushtrri vetëm për komunitete. Këtu pata rastin të bashkëbisedoj me mbi 100 të rinj, kryesisht nga komunitetet romë ashkalinj dhe egjiptian”, ka shtuar Kurti.

Ai ka përmendur se Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendra mësimore si ndihmë për komunitetet rom, ashkalinj e egjiptian, si dhe ka vazhduar me ndarjen e bursave për 500 nxënës dhe 55 bursa për studentët e komuniteteve.

Tutje i pari i ekzekutivit si  çështje shumë me rëndësi për komunitetet joshumicë ka përmendur regjistrimin e popullsisë, i cili do të nisë në muajin prill.

“Për ne si shtet është e domosdoshme që ta planifikojmë infrastrukturën e duhur për qytetarët që kërkojnë shërbime në Republikën tonë e regjistrimi i popullsisë është procesi më themelor e më serioz që kontribuon në politikat e mira për zhvillimin e vendit në përgjithësi. Regjistrimi i popullsisë është pasqyra e një populli. Secili prej nesh shikohet së paku një herë në pasqyrë dhe vetëm duke e parë veten në pasqyrë ne rregullohemi. Pa regjistrim të popullsi ne jemi pa pasqyrë”, ka nënvizuar Kurti.

Ai ka theksuar se qeveria është e përkushtuar që komuniteti rom të jetë i përfshirë në procesin e regjistrimit.

Ndërkaq, deputeti Erxhan Galushi, ka theksuar se angazhimi dhe përkushtimi i Qeverisë ndaj komuniteteve joshumicë ndihmon në ndërtimin e një mjedisi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro

Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Haaland i mungon Cityt në FA Cup

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Takohen Malaj dhe Orav: Dialogu mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë pa vonesa
74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Shpenzimet ushtarake globale rriten me ritme rekord
Pas përjashtimit nga Kombëtarja reagon Zhegrova: Lajme të pavërteta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?