By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfaqësuesit e institucioneve të energjisë diskutojnë para komunitetit të biznesit për sigurinë e furnizimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Përfaqësuesit e institucioneve të energjisë diskutojnë para komunitetit të biznesit për sigurinë e furnizimit
Lajme

Përfaqësuesit e institucioneve të energjisë diskutojnë para komunitetit të biznesit për sigurinë e furnizimit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 10:53 AM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e kompanive të sektorit privat patën mundësi të mësojnë më shumë për aktivitetet e institucioneve përgjegjëse për sigurim të furnizimit me energji elektrike përmes bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike në Evropën Juglindore, në një forum diskutimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arben Nagavci, Specialist i Menaxhimit të Projekteve në Aktivitetin e USAID-it për Qëndrueshmëri Energjetike, ofroi një perspektivë mbi zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë si dhe rolin e rëndësishëm që USAID ka pasur në avancimin e këtij sektori.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, u fokusua në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Evropës Juglindore. Ai theksoi rëndësinë e këtij bashkimi për integrimin e tregut pan-evropian të energjisë elektrike dhe sigurinë e përgjithshme të furnizimit me energji në rajon. Ndër të tjera, Fejzullahu foli edhe për krijimin e bursës së përbashkët dhe bashkimin e tregut me Shqipërinë si dhe funksionalizimin e ALPEX-it, duke theksuar se bursa e energjisë do të jetë çelësi i rritjes së transparencës në sektorin e energjisë. Ndër temat që u diskutuan ishte edhe zhvillimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë dhe përgatitjet e nevojshme të sistemit energjetik të Kosovës dhe kornizës ligjore përkatëse për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime.

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) Evetar Zeqiri, foli për rëndësinë e pavarësimit energjetik të Kosovës tri vite më parë, duke e konsideruar si arritje tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike, e cila jo vetëm që ofroi më shumë dy shtetet shqiptare, por edhe avancoi tutje bashkëpunimin tonë drejt një modeli të tregut të përbashkët energjetik të synuar. Zeqiri tha se rrjetet transmetuese duhet të jenë mundësuese, e jo fyte të ngushta drejt tranzicionit të pastër energjetik, ndërsa për të arritur këtë nevojiten investime për zgjerimin e mëtejmë të rrjeteve, duke përmendur edhe planet ambicioze që KOSTT ka në këtë aspekt.

Ndërsa, Rudina Heroi Puka, Drejtore për Kujdesin ndaj Konsumatorëve, Tarifa dhe Çështje Rregullative në Kompaninë e Furnizimit me Energji Elektrike KESCO, si dhe bashkëthemeluese e Komitetit të Grave në Energji dhe Miniera, foli për rolin jetik që gratë luajnë në sigurimin e furnizimit me energji elektrike dhe integrimin e tregut duke sjellë aftësi, perspektiva dhe inovacione të ndryshme në sektorin e energjisë. Puka tha se përfshirja e grave kontribuon në zhvillimin e sistemeve energjetike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe elastike, duke shtuar se inkurajimi i diversitetit dhe përfshirjes gjinore nuk është vetëm një çështje e drejtësisë sociale, por edhe një qasje strategjike për adresimin e sfidave komplekse me të cilat përballet sektori i energjisë.

Në fund, Shkumbin Hysa, shef i Degës ALPEX në Kosovë, sqaroi rolin e ALPEX dhe përfitimet për sektorin privat dhe investitorët potencialë, sidomos ata të interesuar në burimet e ripërtërishme të energjisë. Hysa përshkroi procesin për bizneset e interesuara për tregtimin e energjisë elektrike në ALPEX dhe theksoi rolin e tij në lehtësimin e qasjes në treg. /Kosovatimes/

You Might Also Like

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

MINT, 5 milionë euro për ndërmarrjet për blerje të makinerive të avancuara

Kurti: Telekomin e kthyem nga 50 milionë borxh në 15 milionë fitim

Ismaili dhe presidenti i Bankës Botërore flasin për bashkëpunim strategjik

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Një burrë me të brendshme vrapoi në studio, ylli u tmerrua!

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së takuan drejtorin Petrit Ajet
Mblidhet Qeveria, në rend dite marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren
Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?