By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë
Lajme

Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 9:34 AM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Nevoja për fuqi punëtore ka bërë Shqipëria të shohë Filipinet dhe Indinë si vende me potencial të madh për rekrutimin e punëtorëve, duke hequr dorë nga Bangladeshi.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha për Scan TV se sapo ka vendosur një person në Nju Delhi që po studion tregun e punës dhe kapitalin e lirë human në disa sektorë për t’ia ofruar Shqipërisë, e ndërkohë me Filipinet sapo është konkretizuar një nismë e frytshme.

‘’Ne patëm si Dhomë Tregtie një vizitë zyrtare në Filipine, ku takimi u orientua edhe tek agjencitë e punësimit në këtë vend. Delegacioni ishte i përbërë edhe nga drejtori i përgjithshëm i punësimit dhe zëvendësministrja e Financave. Takimet ishin të orientuara si mund të kemi përfitim nga kapitali human. Ndërkohë, nga takimi që patëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë homologe, u rakordua se po ekziston mundësia që ne të tërheqim kapital human, por kërkojnë garanci”, shtoi Jaka.

“Ata janë të interesuar te siguria dhe trajtimi financiar dhe social shoqëror. Filipinet kanë potencial profesional sidomos për turizmin, ku Shqipëria ka një rritje të ndjeshme të turistëve dhe në sektorët e industrisë. India është një vend po ashtu me potencial të lartë real. Dhoma e Tregtisë pas hulumtimit në këtë vend, vendosëm një person në Nju Delhi, i cili mori përsipër që të studiojë tregun e punës dhe kapitalin e lirë për t’ia ofruar Shqipërisë’’, ka thënë Jaka

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit, ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë punonjës të kualifikuar dhe për t’ju përgjigju në kohë këtyre ritmeve, Jaka, ka kërkuar heqjen e barrierave për marrjen e vizave.

‘’Megjithëse vendi jonë ka bërë hapa përpara për rekrutimin dhe për pajisjen me lejet e punës, prapë është domosdoshmëri që të kemi heqjen e barrierave për lehtësimin e marrjes së vizave dhe lejeve të punës në Shqipëri, gjithmonë për atë kapital human që vetë sipërmarrja e do, por edhe të vetë Agjencisë, e cila e ka në kompetencë për të operuar në lidhje me kapitalin human. Ne kemi patur marrëdhënie me Bangladeshin edhe me Afrikën, por këto nuk kanë rezultuar rekrutime të suksesshme, pasi mungon kultura e punës. Sipërmarrjet po e shohin si mundësi më të mirë Indinë, pasi njihet mirë hierarkia, por dhe angazhimi njerëzor profesional. Po të njëjtën kulturë kanë dhe Filipinet’’, ka thënë Jaka.

Me gjithë kërkesat në rritje për punonjësve të huaj, fluksi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të mbushur vendet vakante, jo vetëm nga emigrimi, por edhe nga refuzimi i punëmarrësve vendas për të ushtruar një punë jo shumë të paguar. Por duket se tashmë Bangladeshi është përjashtuar si mundësi për të marrë punonjës, për shkak të mungesës së kulturës së punës dhe angazhimit të kapitalit human.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dezertori donte të kthehej nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut. Vodhi një autobus dhe u përplas në një barrikadë

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
KQZ: 7.84% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00
SHBA dënoi arrestimin e gazetarit të WSJ. Amerikanëve u kërkohet të largohen nga Rusia
Kurti: Terroristët erdhën më skenar, me mbështetje nga Serbia
Arrestohen katër persona në Ferizaj, sulmuan me thikë zyrtarët policorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?