By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çeku rendit të arriturat e MKRS-së në arkeologji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Çeku rendit të arriturat e MKRS-së në arkeologji
Lajme

Çeku rendit të arriturat e MKRS-së në arkeologji

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 6:12 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se arkeologjia ka pasur vëmendje të veçantë nga ky institucion në vitin e zbulimit të madh, mbishkrimit të Perandorit Justinian në qytetin dardan të Ulpianës.

Sipas tij projekti i gërmimeve në bashkëpunim me Francën dhe Italinë po vazhdon drejt zbulimeve të reja, teksa ka numëruar edhe disa prej projekteve dhe të arriturave të kësaj ministrie.

“Për herë të parë kemi nisur shpronësime në lokalitete arkeologjike. Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në lokalitetet tjera. Gjatë vitit kemi përfunduar rehabilitimin e lokalitetit arkeologjik në qendër të Prizrenit, i cili kishte një dekadë që rrinte pa u trajtuar. Po ashtu në Prizren investuam në kurimin profesional dhe prezantimin modern të koleksionit të Muzeut Arkeologjik. Pas Kalasë së Prizrenit edhe Parku arkeologjik Ulpiana bëhet me plan menaxhimi”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Sipas Çekut një ekip profesionistësh vendorë e nga jashtë hartuan analizën e dëmeve në Kalanë e Novobërdës.

“Mbi të po hartojmë projektin e ndërhyrjeve për konsolidim e prezantim të këtij lokaliteti. Me gjashtë akte nën-ligjore kompletuam legjislacionin e trashëgimisë kulturore. Një nga to është edhe rregullorja për gërmime arkeologjike. Standarde profesionale të munguara për kohë të gjatë. Muzeu i Kosovës u bë pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe” në Shtetet e Bashkuara, ku po ekspozohet një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës”, ka shtuar ministri i Kulturës.

Tutje ai ka thënë se me Shtetet e Bashkuara nisën edhe projektin e trajtimit të mëtejmë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës.

“Po mobilizojmë energji shtesë për një vit edhe më intensiv në arkeologji. Me plan ambicioz pune e buxhet të rritur, Instituti Arkeologjik i Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë.  Vlera që kemi ndarë për arkeologjinë në kornizën buxhetore 2024-2026 është afër tre milionë euro. Krahas Ulpianës, Dresnikut e Novobërdës, në planin e ndërhyrjeve për 2024 janë edhe lokalitetet e Vlashnjës, Vuçakut, Pogragjës, Kastërcit, Korishës dhe të tjera”, ka nënvizuar Çeku.

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
Dy të vdekur nga stuhia në lindje të ShBA-së
ARBK suspendon prapë certifikatën e biznesit të Klan Kosova
Moska zyrtare përdor rastin e Kosovës për të justifikuar marrjen e territoreve të Ukrainës
Ofensiva ruse në veri të Kharkovit: ajo që dihet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?