By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut Top 8 për senior
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut Top 8 për senior
Sport

Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut Top 8 për senior

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 11:46 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Në hapësirën e ShFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u organizua njëri ndër turnetë më prestigjiozë për TOP 8 në kategorinë e seniorëve për meshkuj dhe femra.

Në këtë turne ashtu siç edhe u prit, u luajtën shumë ndeshje tërheqëse dhe me shumë rivalitet, që e bënë garën për titull shumë interesante. Lojtarët treguan nivel të disiplinës dhe treguan nivel të lartë teknik dhe taktik.

Në kategorinë e femrave u zhvilluan shumë ndeshje të mira me shumë momente interesante gjatë ditës.

Lenë Osmani nga ‘Kpp Drita F’ u shpall fituese e turneut TOP 8 për senior në kategorinë e femrave pasi arriti të shënoj fitore në shtatë ndeshjet e luajtura. Ajo i fitoi gjashtë ndeshje me rezultat 3:0, përveç në ndeshjen kundër Shega Hashani, të cilën e fitoi me rezultat 3:2.

Taibe Ruli, Alma Mehmeti dhe Leoresa Imeri kishin numër të njëjte të fitoreve (nga pesë fitore), dhe vendi i dytë dhe i tretë u përcaktuan vetëm pas numërimit të seteve. Kështu në pozitën e dytë u rëndit Taibe Ruli nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ dhe në vendin e tretë u rëndit Alma Mehmeti nga ‘Kpp Drita F’.

Edhe në kategorinë e meshkujve kishte shumë ndeshje të ngushta, emocionuese dhe me intensitet të lartë.

Kreshnik Mahmuti nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ u shpall fitues i turneut TOP 8 për senior në kategorinë e meshkujve, pasi shënoi fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura. Ai gjithashtu shënoi fitore bindëse në të gjitha ndeshjet, përveç në ndeshjen kundër bashkë lojtarit të tij te ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’, Fatih Karabaxhakut, në ndeshjen e cila mund të konsiderohet si ndeshja e ditës. Fatihu ishte duke udhëhequr me rezultat 2:0, mirëpo Kreshniku me qetësi dhe stabilitet arriti ta kthej rezultatin në favorin e tij dhe fitoi ndeshjen me rezultat 3:2.

Në pozitën e dytë u rëndit Fatih Karabaxhaku me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje. Ndërsa në pozitën e tretë u rëndit Blend Hajdari nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ me katër fitore nga shtatë ndeshje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi e teta në renditjen e përgjithshme

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Osmani: Publiku defokusohet, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë
Takimi i G20-ës përfundon pa konsensus për luftën në Ukrainë
Biseda të frikshme të ushtarëve rusë të përgjuara: “Kapeni komandantin, vritni pjesën tjetër”
ISW: Ofensivë e re ukrainase në Kursk. Ata thyen mbrojtjen, hynë më thellë në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?