By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës
January 11, 2026
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Axhenda ndërkomëtare
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës
Rajon / Botë

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 7:41 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

NATO mirëpriti vendin e 31-të anëtar gjatë vitit 2023. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, aplikimi i Suedisë vazhdon të jetë i pezulluar dhe gjithashtu Kievi vazhdon të përballet me sfida të mëdha.

NATO u transformua nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë.

Vetëm pak javë pasi tanket ruse kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore.

Në prill, Finlanda u bë vendi i 31-të anëtar i NATO-s.

“Fillon një epokë e re. Çdo vend maksimalizon sigurinë e tij. Po kështu edhe Finlanda. Anëtarësimi në NATO forcon pozitat tona ndërkombëtare dhe hapësirat për manovrim”, tha Sauli Niinisto, President i Finlandës.

Suedia është ende në pritje. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka vonuar dhënien e miratimit për anëtarësimin, duke e akuzuar Suedinë se strehon persona që Turqia i konsideron terroristë.

Ligjvënësit turq ende po diskutojnë kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të finalizojë këto diskutime sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të finalizojmë ratifikimin e Suedisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

NATO rriti mbështetjen për Ukrainën gjatë vitit 2023, duke koordinuar furnizimin nga vendet anëtare me armë dhe ofrimin e programeve stërvitore.

Në takimin e nivelit të lartë që u mbajt në korrik në Vilnius, aleanca riafirmoi pozicionin e saj se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe thjeshtoi procesin për anëtarësimin e saj.

“Po bëhemi de facto një ushtri e NATO-s, për sa i përket kapaciteteve tona teknike, përqasjes së menaxhimit dhe parimeve për drejtimin e ushtrisë”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Anëtarësimi i Ukrainës është një vendim politik që merret nga udhëheqësit e NATO-s, thotë ish-drejtori për planifikimin e politikave të aleancës, Fabrice Pothier.

“Mendoj se Ukraina është ndër aleatët më të aftë të mundshëm. Është në nivelin optimal. Por, është në thelb një çështje politike, nëse përbën më shumë rrezik apo përfitim futja tani e Ukrainës, apo pritja për më vonë”, thotë zoti Pothier.

Ukraina është angazhuar në bisedime anëtarësimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdon të luftojë me forcat ruse.

Disa vende të NATO-s mendojnë se anëtarësimi i Ukrainës duhet të presë deri në përfundim të luftës. Por, kjo mund ta zgjasë luftën, thotë zoti Pothier.

“Nëse thuhet kjo, atëherë Vladimir Putini do të ketë më shumë shtysa për të vazhduar dhe për të mbajtur një nivel luftimesh që nuk do t’ia lejojë Ukrainës të hedhë hapin drejt NATO-s”, thotë ai.

Kjo është situata me të cilën përballet NATO, ndërsa e ardhmja drejt anëtarësimit të Ukrainës mbetet shumë e paqartë

You Might Also Like

Axhenda ndërkomëtare

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

70 aksidente trafiku u evidentuan të enjten

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
“Rilinda më 7 tetor”: Përjetimi i një të mbijetuari në festivalin e Izraelit
KGjK shpall konkurs për 21 pozita për gjyqtarë të rinj
Çfarë mendon realisht Zelenski për Vuçiqin: Një foto mund të zbulojë gjithçka
Iniesta i jep lamtumirën futbollit para 45 mijë tifozëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?