By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beteja për kombërinë detyrë unike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Beteja për kombërinë detyrë unike
Opinion

Beteja për kombërinë detyrë unike

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 10:30 AM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Në kontekstin biologjik e filozofik, njeriu vdes dy herë, e para fizikisht kur zemra pushon së rrahuri dhe truri pushon së funksionuar dhe e dyta, kur ndodh harresa nga personi i fundit në këtë botë për të. Ka disa detyra unike, nga figura unike, të rilindjes kombëtare që nuk janë harruar, mbi riorganizimin e forcave që drejtuan nevojën historike si vlerë universale, në kushte paqeje e gjysmë lirie, ku do t’i shfajësonin faktorët ndërkombëtar në këmbënguljen e tyre në ndarjen tonë.

Në historikun kombëtar Shqiptar, hera herës kemi qenë në gjumë qytetarë, e edhe në varfëri dijesh, por, nuk e kemi tretur informacionin kapilar për okupatorët. Rreth betejave mbi pesëqind vjeçare me Osmanlinjtë dhe mbi njëqind vjeçare me Sllavët-e-Serbët, për të ruajtur gjuhën dhe racën Arbërore-Shqiptare, e cenuar nga fqinjët gllabërues. Përgjatë historisë, betejat tona janë fituar nga bijtë e bijat më të mirë të kombit, me të vetmen kauzë, ruajtjen e kombërisë. Po ashtu, përgjatë historisë, emisarët e ambasadorët e huaj, e të pa numër janë ata, të cilët madje qenë pjesë e skenarëve për kurthe politike dhe ndarje të hapësirave Shqiptare, ashtu sikur edhe sot, të bollshëm janë prej tyre me diktate e trysni për krijim krijesash artificiale (siç; “zajednica”) që na e lëndon ekzistencën e gjymton shtetin!, e vërtet, që në hapësirën e Evropës Juglindore, ne Shqiptarët, kemi patur evoluim dhe transformim shtetëror më të ngadalshëm se të tjerët në Evropë, por, kjo thjesht është veçantia jonë. Për këtë, ka paketa analizash nga të tjerët, dhe jo gjithherë treguan e e pasqyruan historinë tonë, por, fatkeqësisht, sa më shumë analiza nga të tjerët të ketë, aq më pak debat politik kuantik bëhet nga ne vet!.

Që kur ndodhi ndërrimi i sistemeve politike, media na ka servir çka është interesi i të tashmes së varfër politike në rrethana Ballkanike, në vend që të hapej horizonti i thellësisë së interesit kombëtar të së ardhmes. Mbase e harruar apo e pavlerësuar, po janë me shumicë brezash të të sakrifikuarve për të ruajtur kombërinë, ashtu siç ne sot duhet sakrifikuar e dhënë shumë për të ardhmen e brezave që do na pasojnë. Media sot me apo padije, me apo paqëllim, po krijojnë provinca vullnetesh, ndërkaq që, për ndjeshmërinë e temës do duhej të ketë një gjeografi politike të gjerë. Po kjo, po ndodh, akoma si pasojë e varfërisë kulturore politike në hapësirat tona. Ashtu sikur se nëpër studiot televizive nxirren të njëjtat tema me të njëjtit emra, pothuajse çdo natë, të vetëmjaftueshëm për t’ia servir publikut, kjo, për ironi të fatit vazhdon të ndodh. Qytetarët tanë, me apo pa të drejtë mbajtën në kurriz, politikanë me pasoja të ndjesisë që kishim si shkas e që mashtroheshin për shkaqet e tranzicionit apo të kapërcimit socio-ekonomik. E përderisa qytetarët nuk reaguan dhe nuk kërkuan ndërrimin e biznes-politikanëve, atëherë, kjo do të nënkuptonte se këta qytetarë, në hapësirën Shqiptare, sikur i deshi ata që t’a menaxhonin këtë vend, dhe po ata, i shërbyen kësaj mendësie (jo) qytetare duke krijuar shtet të dobët por të tepruar tek ndërhyrjet qytetare, duke krijuar me bollëk menaxher politikanësh e jo liderë politikë, apo thënë më ndryshe kemi krijuar administratorë politikanësh. Apo, siç do t’i përkufizonte Sir Winston Churchill se “problemi i kohës ishte se politikanët nuk deshën të jenë të dobishëm, por të rëndësishëm”.

Kërkesat e evropianëve e ndërkombëtarëve, i kemi trajtuar si një e tashme imediate dhe jo si vlerësim e si interes i të ardhmes Shqiptare, për institucione dhe shoqëri, më të ndërtuar!. Andaj, banaliteti politikë nga faktorë ndërkombëtar, ka marr peng vullnetin politik kombëtar. Por, për këtë, e thotë Martin Luther King Jr., se “koha është gjithmonë e drejtë për të bërë atë që është e drejtë”. Beteja për ta ribërë kombërinë duhet kapërcyer ndarjen e dhimbshme dhe të panatyrshme të Shqiptarëve, detyrë unike është uniteti mbarë Shqiptar, i cili edhe për Aleancën VeriAtlantike (NATO-n), nuk është thjesht një çështje kombëtare, prandaj nuk mund të jetë e garantuar një paqe e përhershme në një rend Europian rreth një kombi të ndarë, apo në kundërshtim me vullnetin e dëshirat e vet Shqiptarëve për një shekull zhgënjim e konfrontim.

Kjo detyrë unike për kombërinë kërkon një përpjekje të pashembullt, me guximin dhe vendosmërinë të mbështetur me besnikëri edhe nga partnerët dhe aleatët e Aleancës VeriAtlantike.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Çdo ditë e më rëndë për ushtarët rusë ku mbi kokat e tyre gumëzhojnë avion të vegjël
Lajçak nis sot vizitën dyditore në Kosovë
Selia e NATO-s, Kosova merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën
4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?