By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sean Penn në darkë me Putinin: “Më në fund e kuptova që ai më tradhtoi”
September 14, 2025
Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?
September 14, 2025
Krasniqi për protestën në Hagë: Me sy e me zemër përkrah çlirimtarëve tanë
September 14, 2025
Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë
September 14, 2025
Arsyetimi banal i UNMIKU për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili me ftesën e Odës Amerikane diskutoi lidhur me sektorin financiar dhe planet për avancimin e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Guvernatori Ismaili me ftesën e Odës Amerikane diskutoi lidhur me sektorin financiar dhe planet për avancimin e tij
Financa

Guvernatori Ismaili me ftesën e Odës Amerikane diskutoi lidhur me sektorin financiar dhe planet për avancimin e tij

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 4:29 PM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Performanca e sektorit financiar në Kosovë, planet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2024 e tutje, avancimi i legjislacionit në fushën financiare ishin tema të diskutimit ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe Guvernatorit Ahmet Ismaili.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, falënderoi Guvernatorin Ismaili për gatishmërinë dhe sinqeritetin për të diskutuar me përfaqësues të sektorit privat, duke ofruar edhe gatishmërinë e Odës Amerikane për dialog konstruktiv me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Ismaili vlerësoi te rëndësishme mundësinë e diskutimit me përfaqësues të sektorit privat, me qëllim të të kupturarit sa më të drejtë të brengave dhe shqetësimeve të cilat ata mund të kenë, duke qenë kontribuues me peshë në ekonominë e vendit dhe sektorin financiar. Ai po ashtu foli për një përgjegjshmëri dhe kulturë të mirë të kthimit të kredive në Kosovë, gjë që reflektohet edhe në normën e ulët të kredive joperformuese. Guvernatori theksoi të arriturat brenda sektorit financiar, duke njoftuar dhe specifikuar treguesit e likuiditetit, kapitalizmit, raportin ndërmjet kredive dhe depozitave si dhe tregues të tjerë relevantë, në pajtim me kornizën rregullative.

Ai tha se aktivitetet e Bankës Qendrore për vitin 2024 dhe vitet në vijim bazohen në strategjinë e re pesëvjeçare të institucionit i cili ai drejton, e prioritete të së cilës Strategji përfshijnë digjitalizimin, pagesat e shpejta (instant), rritjen e konkurrencës ne sektor, qasjen ne financa dhe një politikë gjithëpërfshirëse. Anëtarësimi në Zonën e Vetme te Pagesave te Bashkimit Evropian (SEPA), listimi i Kosovës në platformat globale te pagesave elektronike, si dhe mundësimi i pajisjes me Kartonin e Gjelbër,  ishin çështje u diskutuan po ashtu. Guvernatori ftoi edhe komunitetin e biznesit që të identifikojë zgjidhje të mundshme dhe bashkëpunuese për të adresuar sfidat dhe çështjet aktuale në interes të vendit.

Guvernatori bëri edhe vlerësimet më të larta për Qeverinë Amerikane, për rolin e rëndësishëm në fuqizimin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve brenda industrisë financiare në vend. Në këtë aspekt ai përmendi edhe iniciativën për marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës, i cili po bëhet me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). USAID po ndihmon po ashtu edhe në zhvillimin e tregjeve të kapitalit, sipas Guvernatorit.

Guvernatori Ismaili foli edhe për planet për promovimin e uljes së përdorimit të parasë së gatshme në transaksionet e përditshme, duke filluar nga ato në vlerat më të ulëta, për çka tha se duhet të gjenden modalitetet nxitëse në mesin e konsumatorëve, që ndihmon edhe në luftimin e ekonomisë joformale, përveç përfitimeve tjera. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz nuk ndryshon qëndrimin për raketat Taurus

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Ibrahimovic i jep mbështetje Piolit në drejtimin e Milanit
Kurti dhe Totaj diskutojnë për projektin infrastrukturor Prizren – Tetovë
Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska
Peskov akuzoi Biden për minimin e planeve të paqes të Trump për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?